09:19 / E Diele, 07 Maj 2023 / Gj. Sh

Lajmet e fundit nga Leao pas lëndimit të djeshëm

Milani dje shënoi një fitore të rëndësishme në Serie A.

“Rosonerët” mposhtën Lazion me rezultat 2-0, me golat e Bennacer dhe Theo Hernadezit, kjo fitore vjen vetëm pak ditë para gjysmëfinales së parë ndaj Interit në Champions League, shkruan IndeksOnline.

Pos fitores skuadra e Milanit morri edhe një goditje të rendë, ku Rafael Leao pësoi një lëndim muskulor dhe u detyrua të largohet nga fusha qysh në minutën e 10-të.

Ende nuk dihet sa serioz është lëndimi i tij, por sumuesi portugez së fundi ka qetësuar tifozët e Milanit.

Leao u pyet nga SportMediaset “Si jeni?, dhe ai u përgjigj shkurtimisht, “Mirë, mirë”.

Milan do të ketë një seancë stervitore sot në Milanello dhe Leao mund t’i nënshtrohet provimeve dhe vlerësimeve rutinë për të shmangur problemet, duke shpresuar se, sipas sensacioneve pas ndeshjes, ai do të ndalet në kohë për të qenë i disponueshëm për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League të së mërkurës.

Më shumë rreth lëndimit së Leaos pritet të mësohet gjatë ditës së sotme ose nesër./IndeksOnline/