Ndodheni
Indeksonline / Shëndetësi
10:13 / E mërkurë, 16 Janar 2013
0 Komente
Tymrat e karburanteve shkaktojnë kancer

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rishikuar një paralajmërim të mëparshëm, sipas të cilit përdorimi i naftës si karburant shkakton kancerin dhe ka bërë thirrje për vendosjen e standarteve më të larta për çlirimin e gazeve.

Organizata e krahason rrezikin e ndotjes nga nafta me atë të njerëzve që qëndrojnë në mjedsiet ku pihet duhan.

Njoftimi vjen pasi ekspertët ndërkombëtarë kaluan një javë për të rishqyrtuar studimin e ri, ku përfshihet edhe një tjetër studim afatgjatë i zhvilluar tek më shumë se 12 mijë minatorë të cilët ishin shumë të ekspozuar ndaj çlirimit të gazeve ndotëse të naftës.

Studimi rishikon një njoftim të mëparshëm të vitit 1988, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se gazet e nga djegja e naftës mund të jenë kancerogjene për njerëzit.

Atëhere bizneset e ndryshme morën masa, duke përpunuar lëndët djegëse, që ato të kenë përmbajtje të ulët sulfuri, me perfeksionimin e motorëve të automjeteve dhe kontrollet e çlirimit të gazeve gjatë djegjes, sidomos në Amerikën Verire dhe në Evropë./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.