I ftohti konsiderohet një ndër shkaktarët kryesorë të patologjive të mushkërive. Me ardhjen e stinës së ftohtë shtohen shumë rastet me infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Por, ato që ndeshen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale.
Infeksioni i mushkërive, në terma shkencorë, njihet si pneumonia dhe shkaktohet në pjesën më të madhe të rasteve nga infeksione bakteriale që në stinën e dimrit gjejnë më shumë terren për t’u zhvilluar në organizëm. Shkak nuk bëhen vetëm temperaturat e ulëta, por edhe mungesa e rrezeve të diellit. Këta dy faktorë ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar.
Përveç shkaqeve natyrore që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e sëmundjeve pneumonare, siç janë përdorimi i duhanit dhe niveli i lartë i ndotjes, mund të preken nga këto sëmundje kryesisht edhe ata pacientë, të cilët e kanë sëmundjen të trashëguar nga prindërit e tyre. Në këtë rast sëmundjet e mushkërive (të bronkiteve) quhen të hershme dhe është më e vështirë për t’i diagnostikuar.
E njohur ndryshe në gjuhën popullore si ftohja, bronkopneumonia shoqërohet me kollë të fortë, bllokim të mushkërive deri në rrugët e frymëmarrjes dhe në ndonjë rast me bllokim të kordave zanore. Në disa raste, konsiderohet nga pacientët si një sëmundje jo fort e rrezikshme, por ajo çon deri në marrjen e jetës…/Indeksonline/
|