Ndodheni
Indeksonline / Shëndetësi
11:26 / E martë, 11 Dhjetor 2012
0 Komente
Sëmundja e Alzheimer prekë më shumë të vetmuarit

Personat që janë të vetmuar vuajnë më shumë nga harresa ose sëmundja e njohur si Alzheimer.

Një studim i publikuar në “Journal of Neurology Neurosurgery and Psychiatry” tregon se më të prirur për tu ekspozuar nga rreziku i harresës janë të vetmuarit, ata që s'kanë partner dhe të izoluarit nga shoqëria.

Në studim u përfshin 2173 persona të cilët u ndoqën për 3 vjet, i drejtuar nga doktor Tjalling Jan Holëerda dhe kolegët e tij, ku u vu re se pjesëmarrësit e në studim të cilët ndiheshin vetëm harronin më shpejt.

Nga të dhënat e mbledhura siç raporton noa në fillim të studimit 46% e pjesëmarrësve jetonin vetëm, ku gjysma e tyre ishin single ose të pamartuar dhe mbi 20% e tyre deklaroi se ndiheshin vetëm.

Mes atyre që jetonin vetëm 9.3% e tyre ishin të prekur nga harresa pas tre viteve studim, përballë 5.6% e tyre të cilët kishin krijuar një histori.

Dëmet më të mëdha mendore i kishin ata që përveçse jetonin vetëm, nuk kishin as mbështetje sociale.

Në përfundim u vu re se ata që jetonin vetëm ishin të ekspozuar nga rreziku i harresës në masën 70-80%, në raport me ata që ishin të martuar dhe aktiv në jetën sociale./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.