Ndodheni
Indeksonline / Shëndetësi
12:57 / E diel, 02 Dhjetor 2012
0 Komente
Aborti spontan

Rreth 20% e shtatzanive ndërpriten për shkak të abortit spontan. Me një abort spontan do të kuptojmë një abort që ndodh për shkaqe natyrore. Ka raste që kur kalohet periudha më e veshtirë e shtatzanisë, mund të flitet dhe për lindje të parakohshme. Aborti spontan që zakonisht ndodh në tremujorin e parë të shtatzanisë përjetohet rëndë dhe shpesh lidhet më anomalitet gjenetike të fetusit ose mos pozicionimin e vezës së fekonduar në mitër.

Shkaqet që çojnë në abort

Shtatzania e parë

Aborti spontan ne shtazaninë e parë është shumë i përhapur dhe kjo lidhet me pjekurinë seksuale të mitrës. Nëse gjatë konceptimit të parë kemi një abort spontan, shtatzania e dytë ka gjasa të zhvillohet pa ndërprerje.

Gabimi gjenetik

Konsiston në 90% të aborteve spontane dhe ka të bëjë me gabime në kromozome ose siç quhet ndryshe gabime gjenetike. Kromozomet janë mikrotrupa të pranishëm në të gjtha qelizat, në të cilat përmbahen karakteristikat e personit (që nga ngjyra e flokëve e deri tek seksualiteti i tij), pra e gjithë pasuria gjenetike e individit. Disa gabime gjenetike të pasqyruar si fillim në nivellin kromozomik, në qelizat e para që nisin të formohen në vezën e fekonduar, i japin vend më shumë abortit spontan, praktike dhe më pas anomalite janë të tilla e nuk lejojnë zhvillimin normal të fetusit, dhe në këtë mënyrë është vetë natyra që e ndërpret këtë shtatzani, duke ndaluar fetusin të rritet e të bëhet një femijë.

Shkaqet Mashkullore

Cilësia e spermës në shumë raste mund të jetë shkak për origjinen e një aborti spontan të përsëritur. Një “spermogramma” do t`iu mundësojë juve dhe partnerit të diagnostifikoni cilën do lloj anomalie në spermën e tij.

Anomali të mitrës

Ndodh që qafa e mitrës të hapet spontanisht dhe të lejojë rënien e fetusit. Në këtë rast mjeku nënshtron pacientën në një ngushtim të qafës së mitrës, dhe që bëhet rreth javës së tretë të shtatzanisë. Me këtë ndërhyrje mjeku vendos që qarkore rreth qafës së mitrës dhe e shtrëngon atë duke e bërë nyje në mënyrë që të shtrengohet gypi dhe të bëjë të mundur zhvillimin e shtatzanisë. Ky ngushtim bëhet në pjesen e qafës së mitrës që ndahet nga gypi urinar. Abortet spontane të vonshem shkaktohen përgjithesisht nga një keqformim i mitrës ose i qafës së saj.

Infeksionet

Disa nga infeksionet si toxoplasmosi, listeria ose disa sëmundje seksualisht të transmetueshme si l’Herpes, Clamidia ose Blenorragia, mund të shkaktojnë një abort spontan.

Higjena

Një higjenë e keqe jetësore mund të jetë shkak i një aborti spontan. Nuk kemi ende prova konkrete, por disa nga faktorët që mund të quhen si shkaktarë janë:

Duhani

Alkooli

Droga

Kafeina

Stresi

Disa Farmaceutikë

Shenjat që na lejojnë të kuptojmë abortin spontan

Gjakderdhja

Një nga shenjat kryesore të abortit spontan është dhe gjakederdhja. Të humbasësh gjatë shtatzanisë pak gjak nuk është asgjë për tu shqetësuar, sepse në shumë shtatzani gjakderdhja mund të jetë e dendur dhe e herëpashershme. Me një vizitë tek mjeku në këto raste do të diagnoztifikoni origjinën e saj. Nëse ndodh që të keni gjakderdhje të pandëprerë dhe të shumtë duhet të shkoni menjëherë në urgjencë dhe një ekografi do t`iu lejojë ta kuptoni dhe shikoni nëse fetusi ka një zhvillim normal apo jo. Sipas rastit duhet të ndiqni këshillën e mjekut.

Dhimbjet

Dhimbja jo gjithmonë sinjalizon abortin spontan, sepse shpesh kemi dhimbje për shkak të transformimit që ndodh me miter, në mënyrë që të mirëpresë fetusin që do të rritet brenda saj. Nëse dhimbjet janë të vazhdueshme dhe ngjajnë me krizat urinare, jeni patjetër perpara një aborti spontan. Në këtë rast mjekët nuk mund të bëjnë asgjë. Nëse krizat e dhimbjeve shoqërohen dhe me humbje të medha gjaku, atëherë nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e mjekut.

Këshillat që duhet të ndjekim

Si ta evitojmë abortin spontan?

Edhe pse nuk ka ndonjë rregullim mrekullues, një femër mund të kontribojë në pakësimin e rreziqeve të një aborti spontan. Kuptohet që këto përkujdesje nuk mund të kenë një ritëm të shfrenuar! Duke mos harruar që je shtatzënë : duhet të evitosh gjestet dhe veset e këqija të cilat mund të dëmtojnë fetusin.

* Ndalo të pish duhan: disa studime bashkëkohore kanë vërtetuar se femrat duhanpirëse kanë më shumë mundësi të kenë një lindje të parakohshme dhe si rrjedhojë fëmijë më të vegjël se normalet. Për të njejtat arsye kur je shtazënë evito vendet në të cilat konsumohet duhani.

* Përpiqu të jetosh një jetë të shëndetshme: merr frymë në formën e duhur dhe ushqehu në formën e duhur dhe më të shëndetshme për ty dhe fetusin.

* C’lodhu! Ndalo cdo aktivitet fizik intensive dhe zhvillo sporte të tilla si Yoga dhe Noti.

* Evitoni streset, të cilat provokojnë kontraktimin e mitrës!

* Mos pini asnjë ilac pa këshillën e mjekut.

* Mbrohu nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Ajo që vjen pas abortit

Mos dramatizo!

Duhet të dish se nuk ka asnjë arsye se përse të ndodh aborti edhe një herë të dytë.

Ke një abort spontan ndërsa je në shtëpi?

Mblidh mbetjet e produktit të abortit dhe vrapo në një laborator analizash për anatomopatolologinë për t`i analizuar rezultatet që do të jenë të nevojshme për të ardhmen…

Mos rri në vetmi me vuajtjen tende!

Humbja e një fëmije shpesh përjetohet në një gjendje zie. Nëna vuan dhe ka tendencën që të marrë fajin të gjithin për vete. Nëse të ndodh, përseriti vetës tënde se kjo ndërprerje ishte pasojë e një keqformimi dhe je shpresëplotë për shtatzaninë tënde të ardhshme.

Disa terapi mund të të ndihmojnë

Masazhet ndihmojnë ciftin t`i komunikojne partnerit vujatjet e tyre. Masazhi mund të ndihmojë në rikuperimin e dialogut në çift.

* Një psikoterapeut mund të të ndihmojë të kapërcesh gjithçka: mund të jetë rezultative edhe për të filluar një terapi familjare në rastet kur e gjithë familja për atë që ndodhi mban zi.

* Agopuntura në këto raste është shumë e rekomandueshme: aget e vendosura në gryke dhe nëpër venat kryesore, ndihmojnë në forcimin e organizmit dhe rikonstruksionin edepozitave të gjakut.

* Fol shumë, shumë për dhimbjen tënde.

* Vishu me të kuqe! Kjo ngjyre ka vecçrinë e prodhimit të hemoglobines.

Prit edhe pak përpara se të konceptosh foshnjen tjetër. Eshtë e rëndësishme të presësh nga gjashtë muaj deri në një vit për të formuar një shtatzani të re. /Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.