Ndodheni
Indeksonline / Shëndetësi
14:41 / E premte, 31 Gusht 2012
0 Komente
Si te zgjidhen problemet prindër-fëmijë?

Autorë të pedagogjisë, gjithmonë kanë shtruar edhe problemin e marrëdhënies prindër-fëmijë. Kjo është një çështje tepër e mprehtë, e cila ndikon në formimin dhe sjelljen e fëmijës. Shpeshherë prindërit nuk e kuptojnë sjelljen e fëmijës së tyre, për shkak se ata janë të ndryshëm si nga temperamenti ashtu edhe nga karakteri.


Disa autorë gjermanë, kanë studiuar dhe arritur në përfundime të disa mënyrave të shprehjeve tek fëmijët. Vizatimet e fëmijëve janë si një dritare në botën e mendimit. Fëmijët duan të shprehin në pikturat e tyre dhe këto ndryshojnë me moshën, duke rritur edhe aspektin intelektual të tyre.


Jo të gjithë fëmijët e kanë të lehtë të shprehen me fjalë. Ata gjejnë mënyrën me vizatim dhe ngjyrat e preferuara, që sigurisht shprehin dëshirat ose gjendjen e tyre emocionale.


Ndodh që këto sjellje shfaqen edhe te fëmijët e rritur, por vetëm në tipa të veçantë. Mbështetja më e madhe e metodave që fëmijët mësojnë në shkolla, duhet të jetë në sinkron me prindërit e tyre.


Prindërit mund të mësojnë në thelb stilet aktive të të mësuarit të fëmijëve të tyre në familje dhe shkollë, sikurse në misionin arsimor. Metodologjia e prindërve me fëmijën fillon që me lodrat e para dhe kujdesi për librat.


Toleranca dhe sjellja e kuptueshme e prindërve ndaj fëmijëve të tyre, jep rezultate pozitive si në formimin e fëmijës sikurse edhe në mbarëvajtjen në shkollë dhe jetën sociale./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.