Ndodheni
Indeksonline / Ekonomi
09:23 / E premte, 16 Gusht 2013
7 Komente
Bordi i PTK-së shpërblen veten me bonuse

 Anëtarët e bordit të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) kanë vendosur që pak kohë para largimit nga postet që mbajnë prej vitesh, ta shpërblejnë veten edhe me nga një bonus në emër të performancës së mirë të kompanisë për vitin që lamë pas. Në emër të kësaj të gjithë anëtarët e bordit së bashku kanë marrë hiç më pak se 36 mijë e 700 euro, shkruan Zëri.

Burime të besueshme te gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se vetëm kreu i bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj i ka marrë 5200 euro, ndërsa 6 anëtarët tjerë të bordit dhe sekretari secili ka marrë nga 4500 euro, që gjithsej bëjnë 36700 euro.

Por, ky veprim i bordit ka revoltuar punëtorët e kësaj kompanie, që janë ndjerë të anashkaluar nga skema e bonuseve. “Në emër të performancës së mirë, bordi ka shpërblyer veten, me mijëra euro, por jo edhe punëtorët, gjë që ka revoltuar pjesën më të madhe të tyre. Nëse bonuset janë marrë në emër të performancës së mirë, janë punëtorët ata që e krijojnë këtë performancë, e më së paku bordi”, tha ky burim për gazetën./Zëri/


Kendi i komenteve
  • Komandant prraqka 19.08.2013 / 11:11
    Me "tango" dhe me "mercedeska" po e mbulojne zogun qeveria dhe bordet :)
  • Galani 18.08.2013 / 23:00
    Ketu dikush eshte kah lypppppppppppp Q9,por qysh jame kah e shoh une te Bordit te PTK-se
  • Viber & Tango 18.08.2013 / 10:03
    Hajnaaaa ne krejt boten perdoret VIBER, TANGO, WHAT'S UP, e shume aplikacione te tjera per me fol PA PARE,, edhe kerkujt deri sot si prishi pun, juve ju paska humb milionat, e nanen e mashtrusve... hajna bree
  • Hajnat 17.08.2013 / 09:30
    Mos vet, tash hajnat ja kishin lan fajin Viberit per humbje e keto pare qe po i vjedhin nuk jane humbje
  • Sabit 16.08.2013 / 20:43
    Eee cka po ja u merr mendja a ma mire me shite Ptk-n apo me i lon qeshtu puntort me i vjedhe taksat tona?
  • Meti 16.08.2013 / 11:06
    Bravo ju kofte njerzit jan pa kullma te shtepi jane e ju merin bonusa harma ju kofte plus edhe xhipi te mire keni
  • teli 16.08.2013 / 10:06
    mashallah, u knaqen merr lek sa te duash dhe kur te duash, dhe nuk pergjigjet kush per kete, shtet se jo mahi,
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.