Ndodheni
Indeksonline / Ekonomi
21:02 / E hënë, 28 Janar 2013
0 Komente
Rriten siguracionet e automjeteve

Pas një ulje disa mujore, çmimet për siguracionet e makinave janë rritur sërish duke ju rikthyer nivelit të vitit të kaluar. Agjencitët e Sigurimeve thonë se çmimet e reja kanë hyrë në fuqi në datën 21 janar dhe po zbatohen nga të gjitha kompanitë.

"Pati një ndryshim në datën 21 janar dhe të gjitha kompanitë kanë një cmim gati të barabartë. Para kësaj date varionin disa kompani me 65 deri 60, ato kanë shkuar tani fuqia motorrikë e mjetit nga 0 deri 1600 kubikë ka shkuar 139 mijë lekë, mbi 1600 kubikë ka shkuar 145 mijë lekë", thotë Petrit Hima, agjent sigurimesh.

"Ka dy deri në javë që po funksionojnë rregullisht. Çmimet vendosen në sistem dhe që në momentin e ndryshimit të çmimit, siguracionet bëhen konform çmimeve që janë në sistem", thotë Shkëlqim Mane, agjent sigurimesh.

Në fund të vitit të kaluar çmimet e siguracioneve për automjetet zbritën deri në 6 mijë lekë, çka nuk është pritur mirë nga Autoritetit i Mbikqryjes Financiare, si instutcioni që rregullon tregun. Një javë më parë, kryetarja e AMF-së thirri një mbledhje urgjente me drejtuesit e kompanitë e sigurimeve. Gjatë mbledhjes, siç thuhet në njoftimin zyrtar, ajo e ka ka vënë theksin tek tarifat e ulëta, që sipas saj nuk mbulojnë rrezikun dhe ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat për të ndryshuar këtë situatë.

Çmimet siguracioneve të makinave kanë qenë shpesh objekt përplasjesh mes Autoritetetit të Konkurrencës dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Lufta për treg ndërmjet kompanive ka çuar disa herë në çmime që sipas Autoritetit Financiar janë dukshëm nën kosto duke rrezikuar funksionimin normal të tregut dhe pagesën e dëmeve.
Një situatë e ngjashme u vu re në muajt e parë të vitit të kaluar ku çmimet për policat e autoveturave zbritën deri në 4500 lekë. Në atë kohë, AMF ndërhyri me një vendim të debatueshëm që detyronte kompanitë të deklaronin njëkohësisht cmimet pa patur të drejtë t'i ndryshonin ato për një periudhë gjashtëmujore.

Vendimi, i cili solli rritjen e menjëhershme të tarifave dhe dhe fiksimin e tyre në të gjitha kompanitë u kundërshtua nga institucioni i konkurrencës, që e cilësoi shkelje e rregullave të tregut. E njëjta situtatë duket është përsëritur edhe këtë radhë. Pas zbritën deri në nivele.  


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.