Ndodheni
Indeksonline / Ekonomi
09:30 / E mërkurë, 16 Janar 2013
0 Komente
Rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë 1.6 përqind

Banka Botërore po u bën thirrje vendeve në zhvillim të ruajnë rritjen ekonomike ndërsa ekonomia globale për vitin në vazhdim mbetet e paqëndrueshme.

Në një raport të ri me titull “Prespektivat e Ekonomisë Globale 2013”, Banka Botërore thotë se Shqipëria ishte mes vendeve të rajonit të Evropës dhe Azisë Qëndore që patën një rritje prej më pak se një përqind, ndërsa pritshmëria për vitin 2013 mbetet subjekt i rreziqeve serioze rajonale dhe globale.

Prespektiva për rajonin në vitin 2013, thotë Banka Botërore, do të varet shumë nga menaxhimi i borxhit, papunësia e lartë dhe inflacioni, mungesa e konkurrencës dhe kufizimet e tjera strukturore të ekonomive.

Banka Botërore thotë se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë 2012 pritet të ketë qënë 0,8 përqind, ndërsa parashikon që për vitin 2013 ajo të jetë 1 presje 6 përqind.

Raporti i Bankës Botërore, Prespektivat e Ekonomisë Globale 2013 i bën një analizë situatës ekonomike të vendeve në kushtet e sfidave si kriza në Eurozonë, ngadalësimi i rritjes ekonomike në vendet me zhvillim të shpejtë dhe paqëndrueshmëria e tregjeve financiare.

Sipas raportit, rritja në Evropë dhe Azinë Qëndore ku bën pjesë edhe Shqipëria ra ndjeshëm në vitin 2012 pas një rritje të fuqishme një vit më parë. Për Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë pritet që rritja ekonomike gjatë 2012 të ketë qënë më e vogël se një përqind.

Vendet e Ballkanit Perëndimor thotë raporti, me lidhje të forta ekonomike dhe bankare me Evropën, vuajtën pasojat e rënies së kërkesës për eksporte, pakësimit të hyrjes së kapitalit të huaj dhe të ardhurave nga imigracioni.

Ndërkohë konsumi i brendshëm, i cili ka qënë motori i rritjes në rajon, u pakësua gjatë krizës financiare. Raporti përmend Shqipërinë ndër vendet që patën një ulje të ndjeshme të konsumit të brendshëm, nivelit të kreditimit dhe të të ardhurave nga emigrantët, ndërkohë që papunësia mbetet e lartë. Të gjitha këto zhvillime shkaktuan ngadalësim në gjysmën e parë të 2012 ndërsa treguesit për muajt e fundit të vitit janë të ndryshëm për vende të ndryshme të rajonit.

Prodhimi i Përgjithshëm i Brendshëm në rajon pritet të jetë ulur me 3 përqind në vitin 2012, ndërsa për këtë vit, ai parashikohet të ketë një rritje të lehtë në 3 presje 6 përqind ndërkohë që faktorët që ndikuar në ngadalësimin e rritjes ekonomike gjatë 2012-ës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm. /Indeksonline/ 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.