Ndodheni
Indeksonline / Ekonomi
14:42 / E martë, 15 Janar 2013
1 Koment
Ministri Gashi prezantoi kapacitetet energjetike të Kosovës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Dardan Gashi, sot mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit të gjashtë Botëror për Energjinë dhe Samitin e parë Ndërkombëtar të Ujërave.Ky samit po mbahet nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Sayed al Nayan.

Ministri Gashi paraqiti përkushtimin e Ministrisë që ai drejton dhe përgjithësisht qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rritjen e kapaciteteve energjetike nga resurset ujore dhe përdorimin më të gjerë të burimeve alternative në Kosovë, duke marrë shembull konkret hidrocentralin e ndërtuar para pak kohësh në Belajë të Deçanit.

Si një vend me mundësi të mëdha dhe unike të zhvillimit të kësaj industrie, ministri Gashi bëri ftesë për të gjitha kompanitë botërore dhe kontraktorët e pranishëm që të shprehin interesimin e tyre për investime në vendin tonë.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme Ministri Gashi do të marrë pjesë në panelet ministrore me tema të ndryshme dheinteraktive ku kryesisht do të diskutohen çështjet e qeverisjes lokale dhe qendrore të burimeve ujore, përdorimi i këtyre burimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi i ujërave, thuhet në njoftim./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • Prishtinalia 17.01.2013 / 18:46
    OOOOOOO i kom taku keta NJEREZ ne Airoportin e Vienes, dhe qysh nuk ju vjen marre me i marr me veti sekretareshat dhe truprojet, po deri sa populli flen keta pse nuk shetitin me pare te popullit, ky njeri nuk ka bo kurgjo per GJELBRIM dhe mjedis...
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.