Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila priti sot ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marsye Daviet, me të cilën diskutoi për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë.
“Është e rëndësishme që përmes ambasadës tuaj, por edhe të Odës Ekonomike Franceze të promovohen më shumë potencialet e Kosovës për investime, si dhe krijimi i partneritetit në mes të bizneseve kosovare dhe atyre franceze”, theksoi Kusari-Lila.
Ambasadorja Daviet tha se do të japë më të mirën nga vetvetja që të ketë më shumë biznese franceze të pranishme në Kosovë, ndërkohë që është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
|