Ndodheni
Indeksonline / Opinione
00:38 / E mërkurë, 16 Janar 2013
38 Komente
Lugina në ankth!
Shkruan: Teuta Fazliu

Dimër, ftohët po bënë këto ditë jashtë,a do bëhet edhe ditën kur e gjithë populli andej kufirit do të dal në mbrojtje të lapidarit të dëshmorëve të cilët derdhën gjakun për lëvizje të lirë në tokën e tyre?! Sa do të jenë të mbrojtur rinia e Luginës tek sheshi i tyre në mes të Preshevës kush do ti mbroj ata?!

Javën që lamë pas vizitova Luginën jetime, mu dukë sikur jam në qytet të huaj , kishin filluar të zbrazen edhe rrugët, e xhandarmëria nuk po ndalonte patrullimin anë e kënd Luginës, tani më edhe fëmijët kishin ndaluar lojërat e tyre para shtëpisë, ishte frika si në fillimin e luftës së Kosovës . Një ankth e ka kapluar Luginën, të gjithë janë të hutuar ,askush nuk dinte asgjë se çka do të ndodhë, më kujton kohën e marsit të 1999-së, u rikthye ndjenja e njëjtë e luftës , Lugina është në heshtje, ka hapur veshët dhe po pret lajme të mira!

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka bërë një ultimatum nëse nuk do ta largojnë lapidarin nuk do të takohet me Kryeministrin Thaçi në Bruksel, a thua kush do të fitojë nëse nuk do të shkojë në këto bisedime ,Kosova apo Serbia! Daçiqi po luan me te gjithë liderët ! Lugina mori përgjigjen e fundit nga Ministri i Punëve të Brendshme të Qeverisë së Serbisë se lapidari do të largohet! Lugina është në mjegull sikur kurrë më parë, ultimatumi për heqjen e lapidarit po i afrohet.. .

Daçiqi nuk po dinë mirë se si të hakmerret karshi Kosovës, kanë filluar ti harxhohen të gjitha format se si ti ngulfat shqiptarët në vendin e tyre, nuk i ka lejuar asnjiher të marrin frymë lehtë në shtëpitë e tyre, gjithmonë është munduar për t’ia mohuar identitetin kombëtar shqiptarë, memorialët, flamurin kombëtar, besa edhe gjuha shqipe është duke u refuzuar që të aplikohet në organet shtetërore, e le më të bëhet integrimi i shqiptareve në institucionet shtetërore.
A është duke e provokuar Daçiqi popullin shqiptarë me fjalë nxitëse për një luftë të re në Luginë të Preshevës , përfaqësuesit e Luginës i kërkuan Beogradit zyrtare që ti jepet prioritet dialogut politik, më mirë të takohen në tavolinë se në mal!

Ka shumë ditë që mediat televizive, elektronike, analist po përcjellin zhvillimet e fundit në Luginë , por askush nuk po arrin të nxjerr një epilog, askush nuk ka ftuar qytetarët për qetësi, maturi. Zëvendës Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi doli me deklaratë dhe i’u drejtuar Daçiqit që nuk ka të bëjë me një grusht Shqiptarë të Luginës, por me shumë Shqiptarë, po Sali Berisha a do t’ia dal me respektimin e Kushtetutës për mbrojtjen e Shqiptarëve jashtë kufijve të saj, pse zëri i Salës nuk po dëgjohet tek Daçiqi ?! Po partia më e madhe e dikurshme në Kosovë ku është?! si duket po i intereson më shumë shkarkimi I Presidencës, se sa problemi kombëtar, e kjo e fundit as që është duke e ditur se çka po ndodhë ! E partia e Ramush Haradinaj Komandantit po ndihet shumë e pa fuqishme këtë rast!

Reciprociteti po e mbyt Beogradin zyrtarë , po serbët në Kosovë po gëzojnë të drejtat e tyre , është gjë e mirë për Beogradin, po Shqiptarët e Luginës kur do ti fitojnë këto të drejta ?! Asgjë nuk po kërkohet këtu vetëm të respektohen të drejtat me konventën ndërkombëtare ashtu siç po zbatohen të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Nuk e di deri kur duhet që Qeveritë tona shqiptare ta kuptojnë faktin se me Serbinë nuk ka kompromis, ngase edhe më herët e kanë pësuar të njëjtin zhgënjim, marrëveshjet e arritura me Qeverinë Serbe do mbeten gjithmonë në letër ashtu siç kanë mbetur gjer më tani. Duhet ne, populli ta ngritim zërin për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Luginë, apo të presim nga politikanët deri sa ata të zgjohen nga letargjia e gjatë dimërore!
 

Kendi i komenteve
  • Labinoti 17.01.2013 / 15:54
    Regjimi i Millosheviqit i vrau trimat e lirisë të ish UÇPMB-së gjatë proceseve luftarake në Luginë, e tashti në paqe pushteti aktual i Beogradit po i vret për së dyti herë institucionalisht.
  • Blerand Geci 17.01.2013 / 15:53
    Ultimatumet ngado që vijnë e kushdo që fshihet pas tyre, kanë një emër të keq
  • Driloni 17.01.2013 / 15:52
    Respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca, promovimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, duhet të jenë një nga parimet themelore të këtyre dy shteteve, të cilat kanë fatin politik dhe historik të jetojnë pranë njëri-tjetrit.
  • Sabedini 17.01.2013 / 15:39
    Veq me e thirr Erdoganin edhe me na bashku , a thu a bohet kjo pune ?
  • Blerta nga Vlora 17.01.2013 / 15:35
    Urime per shkrimin tuaj e nderuar, na vjen keq edhe neve shqiptareve qe jetojm ketu ne jug te shqiperise per stiuten qe po ndodhe aktualisht atje tek ju,besojm dhe shpresojm shume se nje dite do te jemi te gjithe te bashkuar.
  • Lulja 17.01.2013 / 15:33
    Ti Obzervus te paskan interesu drejtshkrimi i komentuesve, po e tregon nivelin tend te edukates edhe shkollimit, kshyr korigjoje ti shkrimin tend e mos me korigjo mu se qysh shkruj,fshatar.
  • Arta 17.01.2013 / 15:30
    O Drer paske emer serbi,dil ne maic jasht kshyre a eshte ftohet hahah
  • obzervuesi 17.01.2013 / 13:58
    Lulja (femer) po i shkruan autores, Teutes (femer): ",jeni shtepi burash ,trimash..." le qe shkruhet buRRat...
  • Dreri 17.01.2013 / 08:35
    E keni filluar gabimisht shkrimin, ku po jeton ti? Dimer me i ngrohty moti ska pas, pra jasht nuk bene ftoft. Nje patriotizem patetik.
  • Njomza 17.01.2013 / 00:02
    Bravo per shkrimin, ruju kur te shkojsh ne vikend se po te ndalin ne kufi :)
  • Nerxhivane 17.01.2013 / 00:01
    E gjithe politika e punes se Lapidarit mendoj se vjen nga faktori nderkombetar, ketu po sillet nje loje ku duhet te dijm se si te hyjm ne kete valle, nese nuk dijm te vallezojm ateher duhet te terhjekemi, keshtu qe edhe ne Presheve duhet te kene shume kujdes shqiptaret sepse jane shume pak e shkjau mundet me i perbi per nje ore!
  • Lulja 16.01.2013 / 22:38
    Asnjiher nuk do te harroj naten kur familja jote na strehuan ne shtepin tuaj na dhat buke te nxeht kur askush nuk dinte se cka do te ndodhe me naten e 24 marsit te '99, te lumt moj zemra ime,jeni shtepi burash ,trimash krenarie shembull per njerezimin jo vetem per shqiptarin. Shume perqafime
  • Ferdane nga Gjermania 16.01.2013 / 22:04
    " tani më edhe fëmijët kishin ndaluar lojërat e tyre para shtëpisë" e moj e nderuar me rrenqethe me kete shkrim, me kujtove kohen e luftes se Kosove, se sa ne ankth kemi qene ne Kosovaret, dhasht Zoti qe mos te kemi me lufte e aq ma pak qe shqiptaret te pesojn, me ke emocionuar shume, bravo per shkrimin.
  • Dreni - Tirane 16.01.2013 / 21:52
    Shume shqiptare ketu ne Tirane kan percjellur zhvillimet e fundit ne Presheve, na vjen keq per gjithe keto shqetesime qe keni perjetuar e gjithe kete ankth, do lutemi se nje dite do jemi te gjithe te bashkuar, e ty e nderuar te lumte per shkrimin tuaj vertet me pelqeu.
  • Bujari 16.01.2013 / 21:46
    Prishtina zyrtare duhet te kerkoj qe problemi i shqiptareve te lugines te futet ne dialog sepse shqiptaret jane duke pesuar ne serbi shume, ndersa serbet ne kosove kane shume te drejta, por askush nuk na ka faj perveq politikes tone te brisht.
  • Mimoza 16.01.2013 / 21:44
    E nderuar teuta, me vemendje e lexove shkrimin tuaj sa bukur e keni shtjelluar e gjithe situaten ne lugine, shyqyr qe nuk ndodhi diqka sot atje, dhe te lutemi te mos ndodhe diqka me e madhe ne te ardhmen. Te pergezoj per shkrimin deri tash shkrim me te mire skam lexuar me aq entuziazem qe keni shkruar ju per vendin tuaj. Ju lumt
  • Arlinda Miftari 16.01.2013 / 15:01
    Nderkombetaret i thane Lugines zgjedhne vet problemin ne shtetin e juve, po Mitrovices veriore pse nuk po i thojn zgjedhne problemin me Qeverine e Kosoves, edhe Presheva duhet te hyje ne dialog politik te rrespektohen me shume te drejtat e minioriteteve ne serbi.
  • Prishtinasi 16.01.2013 / 14:09
    Urime per shkrimin autore,te pergezoj, nje perpilim i mire , nje qendrim shume i mire ne kendveshtrimin tuaj qe keni dhene.
  • Fata 16.01.2013 / 14:05
    Shume shkrim i mire.
  • Luli 16.01.2013 / 13:40
    Duhet me be bashkim kombetar ska me lujt me shqiptaret ne Presheve te bomi nje her e pergjithmon bashk.
  • Drenica 16.01.2013 / 13:37
    Shume shkrimi i mire, bravo. Ishalla Zoti i ndihmon shqiptareve kudo qe jane
  • Bekimi nga Londa 16.01.2013 / 13:35
    Une jetoj ne Londer ne momentin qe kerkohet mbeshtetja per popullin shqiptar une do jem aty, boll na shkelen shkijet, nuk po dojna ma luft, po dojna me jetu ne paqe.
  • Blerandi 16.01.2013 / 13:32
    Shpresojm qe faktori nderkombetar si dhe politikanet tane shqiptare ti dalin ne krah ne cdo vendim qe merr Serbia kunder shqiptareve ne Presheve. Nje shkrim i qelluar ne kohen e duhur, bravo autores.
  • Feride Thaci 16.01.2013 / 13:30
    Arianit ti garant koke naj shka qe e ke bo kete koment e ke perkthy komentin tend ne google translate edhe mendon qe edhe te tjeret shkruajn si ti, jam profesoresh e gjuhes shqipe dhe asnje gabim gjuhesor nuk e pash ketu perkundrazi nga fjalet tuaja une e komplimentoj autoren veq perpara.
  • Majlinda 16.01.2013 / 13:27
    Sa me ke emociunuar me kete shkrim, sa bukur e keni pershkruar, me kujton kohen e luftes kur ne kemi qene te njejten gjendje, me vjen keq qe jemi te pa fuqishem ti ndihmojm vllezerit e motrat tona atje ne Lugine.
  • Ardiana 16.01.2013 / 13:24
    Ooo Arianit bali ty po deshka me te dergu ne kurs te gjuhes shqipe ose nese ke syza me i nderru numrin e syzave ahahah, ama ja ke fut viget, une jam gjuhetare veq nuk po sho gabime gjuhesore, perkundrazi ka be nje perpilim shume te mire te shkrimit.Nese ja ke inati te dalth ithati ahahha
  • roni 16.01.2013 / 12:51
    Ashtu si e pershkruan autoria, situata eshte mjaft e rende ne Lugine, por shkrimi eshte dasht te shkruhet pa preferenca politike dhe emocionale. gjithsesi kuptohet qe shkrimi e ka pas nje porosi te cilen besoj qe jane te vetedishem te gjithe ne Kosove dhe Shqiperi...
  • Arianiti 16.01.2013 / 11:51
    Shkrim pa kurrefar domethenie. Shihet qe autorja eshte nje amatere e vertete. Kulmi i shkrimit jane gabimet gjuhesore. I rekomandoj autores qe para se te shkruaj artikuj te tille, te ndjek ndonje kurs te gjuhes shqipe....
  • Ari 16.01.2013 / 11:47
    Mjerim per popullin atje, ska kush qe i ndihmon, na kurre skemi qene te bashkum ne raste te medhaja kombetare edhe kurre skemi me qene per fat te keq duhet me i'a dhone doren shkijeve qe jane nacionalista.
  • dini 16.01.2013 / 11:19
    ti DRITON KELMENDI mos ja fut kot kishe po thom diqka ajo po tregon shume mire kur ka qene atje dhe qysh e ka lan.
  • Linda nga Gjermania 16.01.2013 / 10:59
    Me vjen shume keq se qka po ndodhe ne Lugine, ishalla Zoti i ndihmon shqiptaret atje, bravo per shkrimin e nderuar.
  • Linda nga Gjermania 16.01.2013 / 10:59
    Me vjen shume keq se qka po ndodhe ne Lugine, ishalla Zoti i ndihmon shqiptaret atje, bravo per shkrimin e nderuar.
  • Blerimi- Presheve 16.01.2013 / 10:55
    Kshyre bre qysh mirren shqiptaret me gjana te vogla, a shkon me vizitu a nuk shkon, po qka ka rendesi ,perderisa merremi me gjana te vogla nuk mujm me i zgjedh problemet kombetare, e ti Driton e Krylli dilni sot tia maft me dal para shkijeve mazi po qesni qallem kaq shume.
  • Krryli 16.01.2013 / 10:39
    Driton Kelmendi shume me vend e ki.
  • Preshevari 16.01.2013 / 10:17
    Driton, edhe une e njohe Teuten dhe familjen e saj,kur nuk e njeh personalisht nuk duhesh te paragjykosh,ku e dite ti se Teuta vjen nga ajo pjes? Apo e ke njohur dhe deshte te thuash dicka, qe nuk the asgje! Teuta ka dhene mjaft kontributin e saj edhe kur ka qene si studente ka qene e angazhuar neper forume rinore, neper konferenca, e trajnime per te rinjet e asaj ane duke ngritur zerin per te drejtat e popullit te vet, ajo edhe kur ateher s'kan guxuar ti kene ne cantat e tyre as librat e studimeve,ajo ka udhetuar neper punkte te Lugines me shoqet e veta, nuk ka shkuar maleve siq benin te tjeret, gjithashtu edhe permes shkrimeve te saj qe ka kohe te gjate qe shkruan une i lexoj, ajo vazhdimisht ka be per vendin e vet, e sa per informimin tuaj, ajo viziton cdo vikend familjen e saj.
  • Mimi 16.01.2013 / 09:45
    Driton, nuk eshte mire me shkruar te paverteta. Teuten e njoh dhe ajo gjate diteve te punes eshte vazhdimisht ne kontakt me familje. Gjithashtu pothuajse cdo vikend e viziton familjen. Por, pyete veten ti, cka ben ti per Luginen, pervec se edhe kur mundohen te paraqesin brengen dhe vuajtjen e tyre, ti ofendon dhe rren. Turp te kesh! Teute, vec vazhdo keshtu
  • Driton Kelmendi 16.01.2013 / 09:30
    e nderuara Teuta Fazliu,me fol nga prishtina eshte shume let,po tregona kur je kon per here te fundit ne LUGINE,se me shkrujt vetem shkrime osht shume let,ti nuk shkon kurr ne lugine jo per patriotizem por se pagu mi vizitu prinderit e filozofon me shkrime ketut ......shko naj here ne lugin vete....
  • Viski 16.01.2013 / 01:00
    Urime per shkrimin.Shpresoje qe thirrja juaj per bashkim te popullit per te mbrojtur Luginen te merr pergjigje pozitive nga vellezerit e motrate. Ky akt i Lugines edhe shembull i perkrahjes per Kosoven
Emri:
 
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.