Ndodheni
Indeksonline / Opinione
18:19 / E martë, 15 Janar 2013
1 Koment
E drejtë qytetarët për rebelim
Shkruan: Mr.Ali Hertica

A kanë të drejtë qytetarët të rebelohen kundër një qeverisje të padrejtë. Padrejtësia gjen vend kur do herë, kur autoritetet politike nxjerrin vendime që nuk mbështeten nga të gjithë. Mirëpo, detyra për bindje vlen edhe për vendime të padrejta,megjithëse qytetarët i shikojnë vendimin për bisedime si të padrejta dhe me pasoja ,nuk duhet të rebelohet kundër autoriteteve politike,të cilat punojnë për një shtet autoritativ dhe ligjor .

Pushteti ligjvënës ose ushtruesi i tyre ,Kryeministri i shtetit,mund ta prishin marrëveshjen fillestare me qytetarin kur i shkelë rregullat qytetare dhe marrjen e vendimeve të pa logjikshme në dëm të shtetit. Kështu ata, e humbasin ,sipas pikëpamjes së qytetarëve të drejtën për të qenë të qetë dhe,në të tilla raste i jepet mundësi e fuqi të plotë për të përdorur dhunë dhe rebelimin ndaj autoriteteve. Megjithatë nuk lejohet që nënshtruesi të bëjnë kundërshtim të dhunshëm. Duke pas parasysh këtë thuhet se shpesh, mund të ketë kundërshti midis ligjeve dhe vendimeve politike kur është çështja e shtetit.

Disa mund të mendojnë se ,,qeveria prishi marrëveshjen fillestare,,,duke nxjerrë një ligj që nuk ka mbështetjen e përgjithshme,ndërkohë që qeveria ka qëllim tjetër. Kush do të vendosë se cili ka të drejtë,nuk ka një instancë të tretë,në krah të popullit dhe autoriteteve. Filozofi i madh i politikes Kanti shikon të natyrshme ,që kryeministri i shtetit,që të kujdeset për rregullimin juridik në shoqërisë, të marrë vendime në këtë rast siç janë bisedimet.

Në këtë rast mundë të ketë revolta qytetare ku janë shumë të rrezikshme.
Ato janë të rrezikshme,sepse në rastin më të keq e çojnë shoqërinë në luftë civile,që sipas Kantit është shumë më e keqe se tirania. Mirëpo, nuk është e thënë që rebelimin ta marrin kaq për tersi. Në rastin më të mirë ,është një sjellje e një qeverisje të re për shtetin,megjithatë këshillohet që të bëhet kujdes në gjykimin e veprimeve, sipas pasojave të pritshme.

Paragjykimi i rebelimit qytetar nuk nënçmon të drejtat normale të shtetasve. Këtu duhet të mbahet një distancë e qartë nga ideja e kryeministrit të shtetit, që nuk ka asnjë detyrim ndaj shtetasve dhe mund të qeverisë si të dojë. Me të vërtetë, ata që cenohen nga vendimet politike, nuk kanë të drejtë të përdorin si asgjë pjesës tjetër do të thotë qytetarin.

Në këto raste ka forma të tjera për të bërë qëndresë. Një nga ato është rebelimi i qytetarit,që do të thotë e drejta ,, mendimin lidhur me padrejtësitë që i bëhen shoqërisë së lirë Kosovare ndaj Pushtetarëve.
 

Kendi i komenteve
  • Fisnik Kosova 16.01.2013 / 18:13
    O Ali, krejt Gullash qenke, shko mësoje Abetaren mirë, a mos e ke kry shkollën te Bedri Peci noshta.
Emri:
 
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.