Arsimi i lartë në vendin tonë është degraduar vazhdimisht nga partitë politike gjatë viteve të fundit. Për momentin, është për të ardhur keq ku gjendet arsimi Kosovar në ranglista ndërkombëtare. Pra, siq e dimë Kosova me numrin e universitete dhe kolegje private prinë në rajonë dhe Europë në krahasim me numrin e banorëve që ka. Ne e dimë që universitetet tona janë te politizuara dhe janë strehim i politikanëve tanë. Deri më tani të gjithë ata politikanë prej pasluftës që nuk kanë mundur t’i marrin votat e mjaftushme në parlament për mandatin e dytë tani janë professor, dekanë, e asistentë tek universitetet tona. Si pasojë, arsimi Kosovar është në gjendje të mjerueshme. Nëse këtë vit do të kemi zgjedhje jam shumë i bindur se kjo qeveri do të hapë universitete tjera në qytete tjera të Kosoves. Këto universitete nuk hapen për të krijuar arsim cilësor por hapen për t’i strehuar studentët në këto universitete të politizuara.
Universiteti i Prishtinës, që konsiderohet të jetë institucioni me kualitetin më të lartë akademik në vend për vitin 2012 është rënditur i 3386-i (Ranking Ëeb of Universities- Ranglista e Universiteteve). Pra, nga ky rezultat shihet se ku jemi ne me arsimin e lartë dhe njëkohësisht të vërehen prioritetet që kjo qeveri ka ndaj arsimit. Ky është një sistem në të cilin prindërit Kosovar janë të ftuar të investojnë para, por nuk kanë asnjë garanci tek vlera e diplomës që marrin fëmijët e tyre në fund. Nëqoftëse ne kemi një vend që është ndër të parët në vendet në zhvillim, ku familja investon një peshë kaq të madhe të të ardhurave të veta për arsimimin e tyre, nuk ka turp më të madh që ne jemi në fund fare për nga cilësia e arsimit që ofrojmë. Nuk ka turp më të madh që e vetmja gjë që kryeministri i vendit tregon kur flet për arsimin janë hapja e universiteteve pa pikë kriteri. Nuk janë eurot që nxjerr nga xhepi i kryeministri, janë eurot e buxhetit të shtetit për të ndërtuar shkolla dhe objektë universitare pa pikë kriteri.Qeveria duhet garanton cilësinë e mësimdhënies, aftësinë e mësimëdhënesve, lirinë dhe të drejtat e tyre në mënyrë që të krijojë një mjedis ku të edukohen ata që nesër do jenë qytetarë të Europës, fëmijët e Kosoves së sotme.Por kjo qeveri se ka prioritet arsimin,kjo qeveri e ka priorite që ti strëhoj dajët ,tëzët, shokët ë tyrë si mësimëdhënës në univrsitetë.
Sot ne jemi të vetëdijshëm për sasinë e pamatshme të diplomave fallco ose të diplomave pa vlerë. Sot ne të vetëdijshëm se investimet e prindërve Kosovar nuk kthehen në formën e një diplome, e cila të materializojë dije reale dhe të jetë një instrument për tregun e punës. Sot ne jemi të vetëdijshëm se deformimi i rëndë i sistemit universitar ka krijuar kushtet ku rëndom studenti është klient dhe përkundër asaj që paguan merr diplomën. Kjo do të thotë që sot në Kosove po jepen diploma për shumë e shumë profesione që diplomëmarrësit nuk janë në gjendje t’i ushtrojnë, duke hedhur në lumë një investim jetik të prindërve të tyre dhe duke ua bërë të pamundur atyre që marrin diplomën që nesër të mund të kërkojnë punë dhe të gjejnë punë falë aftësive të tyre.
Kjo qeveri duhet të mendoj seriozisht per arsimin
Pra pa një arsimi cileso prioritet dhe qellim i çdo politike zhvillimore të mirëfilltë,është unazë lidhëse e ruajtjes së njohurive të gjertanishme,zhvillim aktual dhe implementim,si dhe percjellje për gjeneretat e ardhshme.Arsimi së bashku më lirinë,demokracinë,integrimin dhe konkurencen, paraqesin mjetin dhe qellimin e zhvillimit të mirëfilltë.Është një ndër katalizatorët kryesor për tejkalim të gjendjës dhe sfidim të pengesave e pasojave jozhvillimore të vendeve në fazat tranzitore,pra, edhe të Republikës së Kosovës. Pergaditë qytetarët më aftësi,shkathtësi,traditë e kulturë aktive , vlera,informacione,etj, prodhuese, sherbyese, e vendimmarrëse cilësore, për të gjitha sferat dhe për jetë më cilësore për të sotmen dhe të ardhmën.Papunësia e theksuar; varfëria; mungesa e investimeve serioze;pamundësia e qarkullimit të lirë jashtë vendit;dukurit negative në qeverisje;vonesat në reforma dhe pengesat në afirmimin e integrimin e mëtejmë të Kosovës.
Arsimi cilësor në pergjithësi ndikon fuqishem në ngritjen e vlerave dhe etikës sociale e publike.Ndikon në zhvillimin social,politik e intelektual të qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.Pra univërsitetet tona duhët të,bashkëpunoinë më institucione të shkollimit të lartë më korporatat e brendshme e të jashtme, per nevojat e tregut të tyre të punës. Si dhe për punën praktike të studentëve..Zhvillimi i cilësisë siguron financim nga fondet dhe grantet e jashtme për zhvillimin e arsimit.Puna praktike dhe rezultatet e hulumtimeve, të jetë njëri nga burimet financuese.Grantet e jashtme,nevojat e institucioneve,korporatave,etj të jenë alternativë finanancimi.Bashkëpunimi më institucionet simotra të jashtme të arsimit,dhe më korporatat e jashtme për nevojat e tregut të punës, të jenë synime të institucioneve qeverisese e politikes zhvillimore të vendit.
(Autori është student doktorature në Republikën Federale të Gjermanisë)
|