Ndodheni
Indeksonline / Opinione
12:35 / E hënë, 14 Maj 2012
29 Komente
Edhe vezën sot, edhe pulën nesër?
Shkruan: Boiken Abazi

Në një tubim në Ferizaj njëri prej drejtuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i shtroi pyetjen qytetarëve nëse po kërkonin “vezën sot apo pulën nesër”. Kësaj pyetjeje njëri prej qytetarëve iu përgjigj duke i thënë se i donin të dyja - edhe vezën sot, edhe pulën nesër - dhe votën e tyre do ta përdornin pikërisht për t’i marrë të dyja. Por në Ferizaj dolën të votonin më pak se 30% e votuesve të komunës, pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet lokale në këtë komunë që prej përfundimit të luftës. Nëse ruajmë të njëjtën simbolikë, duket se pjesa dërrmuese e votuesve abstenoi sepse nuk besojnë se mund ta marrin as “vezën” sot e as “pulën” nesër prej subjekteve aktuale politike, përfshirë këtu Lëvizjen VETËVENDOSJE! Çfarë po ndodh? Kjo situtatë thërret për një lloj analize të jashtme dhe të brendshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Fillimisht ia vlen të analizohet nga lind kërkesa për “vezën” sot në shkëmbim të votës? Kërkesa për vezën sot është rezultat i dy proceseve që kanë ndikuar në mënyrë të barasvlefshme qytetarët e Republikës së Kosovës. Procesi i parë ka të bëjë me situatën në të cilën pushteti e ka vendosur popullin: një gjendje e mjerueshme pa mundësi ekonomike për të dalë nga varfëria. Në Ferizaj, jo vetëm që ka varfëri ekstreme por shumica e qytetarëve shtrëngohet të zgjedhë njërën mes katër rrugëdaljeve të dhimbshme: 1. Emigrimi jashtë Kosove drejt Perëndimit, që në vetvete nënkupton një lloj dhune pasi i detyron njerëzit të largohen nga vendlindja, familja dhe miqtë e tyre, drejt një bote dhe kulture që e njohin shumë pak, e që edhe për shkak të krizës së fundit ekonomike nuk është duke i pritur krahëhapur (ky mbase është edhe zbërthimi i vërtetë i kuptimit të sloganit të PDK-së “Për Ferizajn Evropian”); 2. Punësimi në Irak ose në Afganistan, që nënkupton rrezikimin e menjëhershëm të jetës për çështje tashmë të diskredituara, ndërkohë që shumica e vendeve të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po përpiqen të gjejnë mënyrën për t’u larguar sa më parë për të evituar vrasjen e ushtarëve, kostot ekonomike dhe ato politike; 3. Përfshirja në aktivitete kriminale nga droga deri te kontrabanda dhe prostitucioni; dhe 4. Përfitimi i menjëhershëm, jo i rregullt, nga paraja publike për të hequr ndonjë shpenzim të domosdoshëm për mbijetesë, për të siguruar një banesë me kushte elementare, ose për t’u punësuar në administratën shtetërore përmes sistemit klientelist farefisnor (kjo është veza sot).

Procesi i dytë ka të bëjë me shfrytëzimin që pushteti i bën gjendjes që vetë e ka krijuar. Nga katër rrugëdaljet e paraqitura më lart, secila e dhunshme në llojin e vet, njerëzit kërkojnë më shpesh të katërtën, atë më pak të dhimbshmen, kërkojnë nga pushteti vezën sot, pra mbijetesën. E nuk është faji i tyre. E tillë është gjendja në të cilën pushteti i ka lenë të jetojnë, një gjendje ku populli nuk ka parë asnjëherë drejtësi e ku shumicës i mohohen edhe të drejtat bazë për të patur një jetë minimalisht dinjitoze. Subjektet politike e kanë të qartë këtë. Për pasojë, përveç Lëvizjes VETËVENDOSJE!, asnjë prej subjekteve të tjera nuk harxhoi energji për të hartuar e për të botuar një program qeverisës për zgjedhjet në Ferizaj. “Veza” është premtimi i vetëm që subjektet politike në Kosovë mund të mbajnë, e vetmja zgjidhje që i japin njerëzve sot, në mënyrë që t’i skllavërojnë nesër, duke i bërë bashkëfajtorë në korrupsion dhe për më shumë duke i bërë të ndihen edhe në borxh. Nëse dikush nga klientela refuzon të hajë “vezën” atëherë hyn në lojë shantazhi dhe kërcënimi individual, që jep në fund të njëjtin rezultat. E në këtë vorbull ata që e hanë “vezën” sot tërheqin me vete edhe familjen e tyre të zgjeruar.

Nëse Lëvizja VETËVENDOSJE! do zgjidhte të njëjtën rrugë si subjektet e tjera për të fituar vota, atëherë nuk do të kishte asnjë arsye pse Lëvizja të vazhdonte të ekzistonte. Ata kanë më shumë përvojë në këtë

drejtim, më shumë para dhe e bëjnë këtë punë më mirë se ne. Nëse Lëvizja do të mashtronte dhe do të premtonte se do të shpërndante “vezë” lart e poshtë, do të përfundonte duke riprodhuar të njëjtin sistem shtypës. Në këto kushte edhe koalicioni i Lëvizjes më subjektet e tjera kryesore politike do të përbënte maskaradën e radhës, dhe humbjen e shpresës për dhjetra mijëra njërëz. Megjithatë, nësë kjo analizë na bën të kuptojmë arsyen pse PDK-ja doli e para duke marrë mbështetjen e klientelës së saj, ajo nuk na ndihmon të kuptojmë pse shumica as nuk doli në votime.

Duhet pranuar se deri diku Kamishi dhe makineria e shpifjeve qeveritare ia ka arritur qëllimit të krijojë një perceptim se të gjitha subjektet janë njësoj, me argumentimin jo që PDK-ja është e pastër, por që edhe të tjerët nuk janë më mirë. Por deri këtu analiza mbetet ende tepër e cekët. Përqëndrimi i energjive tona në institucione ka rezultuar në pak fitore legjislative për vetë faktin se në Kuvend ne na mungojnë numrat, ndërsa subjekteve të tjera të pakicës i mungon vullneti politik për të bërë opozitë jashtë suazës së planit Ahtisaarit. Organizimi ynë, pasi ka kaluar vetëm një vit që prej zgjedhjeve të para të brendshme, edhe pse është një organizim energjik është ende në konsolidim e sipër. Po t’i rikthehemi kritikës së brendshme jemi marrë me shumë çështje njëkohësisht, pasi të shumta janë edhe hallet e Kosovës, por nuk duhet të harrojmë se shumica e këtyre problemeve burojnë pikërisht nga mungesa e të drejtës për vetëvendosje. Do duhej që mesazhin tonë politik ta zhvillonim një hap më tej duke qartësuar edhe me shumë lidhjen midis mungesës së të drejtës për vetëvendosje dhe pabarazisë ekstreme që është krijuar në Kosovë.

Problemi nuk është se ne jemi larguar nga çështja e bashkimit kombëtar, sipas ndonjë kritike që është hedhur kohët e fundit, por që nuk e kemi lidhur mjaftueshëm këtë çështje me rrënimin ekonomik dhe shtypjen e popullit. Kombi nuk është thjesht një afilim gjuhësor, apo etniko-kulturor. Të pretendosh se je pjesë e projektit politik kombëtar thjesht për shkak të afilimit gjuhësor dhe etnik është në të vërtetë një farsë sa kohë individi nuk bëhet pjesë e projektit politik për vetëvendosje të popullit. Gjuha dhe etnia nuk janë detyrimisht elemente unifikuese. Dëshmi për këtë mungesë unifikimi në të kaluarën kanë qenë kolaboracionistët me kolonizatorët Serbë. Sot, prova që gjuha dhe etnia nuk janë vetvetiu unifikuese për projektin politik kombëtar për vetëvendosje të popullit, janë bashkëpunëtorët me ata ndërkombëtarë që sundojnë mbi popullin e Kosovës, apo edhe klientela (ajo që sot dominion aparatin shtetror administrativ, dhe bizneset e lidhura përmes tenderëve) e pushtetarëve të Kosovës që kanë përshtatur politikat e tyre në përputhje të plotë me planin e Ahtisaarit.

Kompleksiteti i dominimit dhe shtypjes nuk mund të zbërthehet nëpërmjet analizës së një elementi të vetëm siç është shtypja e identitetit kombëtar mbi baza etnike dhe gjuhësore, pasi diagnoza duhet të kalojë edhe nëpërmjet trajektores së analizës mbi baza klasore. Kjo analizë dhe rezultatet që burojnë prej saj i ka munguar Lëvizjes. Kjo analizë bën dallimin midis masave të shtypura dhe të varfëra nga njëra anë, dhe nga ana tjetër atyre që përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga kjo shtypje duke ruajtur gjendjen që i mohon popullit të drejtën për vetëvendosje, dhe rrjedhimisht edhe potencialin për rritjen e mirëqenies ekonomike mbi baza më të barabarta.

Në fund, po t’i kthehemi proverbit, mbase mbetet ende e paqartë se cila është “pula”. “Pula”, janë pronat dhe ndërmarrjet publike të Kosovës, ato që po nxirren dhe janë nxjerr jashtë funksionit e presin të privatizohen në këmbim të një çmimi qesharak, e ato që tashmë janë privatizuar në mënyrë skandaloze, duke çuar në plot raste drejt falimentimit. “Pula” janë tokat e pambjella anembanë Kosovës

për shkak se kjo qeveri jo vetëm që nuk e stimulon prodhimin vendor me subvencione, por as nuk e mbron atë nga produktet e subvencionuara nga jashtë që kanë vërshuar tregun edhe nga një shtet armiqësor si Serbia. Nëse nuk e bëjmë të qartë dhe nuk e lidhim çështjen kombëtare për vetëvendosje të popullit me ndërgjegjësimin dhe aksionin politik kundër shtypësve të jashtëm dhe të brendshëm, atëherë babëzia e atyre që janë në pushtet rrezikon ta lërë “pulën” jo vetëm pa mish, por edhe t’ia thithë palcën e kockave. Mbase edhe pyetja e shtruar në tubim edhe përgjigja e qytetarit nuk çojnë drejt zgjidhjes për hallet e këtij populli. Duke ruajtur fjalët e proverbit, por duke i ndryshuar vendin në fjali, ajo për të cilën ne duhet të luftojmë është që të kemi “pulën” sot në mënyrë që “vezët” t’i kemi të siguruara për nesër. Kjo është rruga më e gjatë, më e lodhshme, por e vetmja për të cilën ende ia vlen sakrifica dhe angazhimi. 

Kendi i komenteve
  • Gezime 16.05.2012 / 14:33
    Cila etje per pushtet o Dardan injoranti ... une qe po te shkruaj jam e kunderta e deshires per pushtet. As s'kam garu as nuk kam me garu naj here... Njejte muj me thone edhe une per ty. T'ka verbu etja per pushtet, ta ve kete etikete edhe ketu perfundon debati. Shume mire.
  • Dardani 16.05.2012 / 13:40
    Marksizmi po ta garantuaka lirinë dhe jetën? Ju a jeni të verbër apo etja e tmerrshme për pushtet absolut , iu ka verbëru arsyen e shëndoshë? Ju ose s´keni lexu ,ose qëllimisht i injoroni 100 milionë viktima që i shkaktoi komunizmi gjatë shek XX.Mos doni t´i mohoni 2 milionë viktima në Kamboxha të shkaktuar nga Marksizmi. Mos doni të thuani se Koreja e Veriut, Vietnami ,Kuba ,Kina garantojnë "Lirinë dhe jetën e njeriut"? Unë kam pa cinikë të pashpirtë ,veq të këtillë si ju s´kam parë. Për mue ky debat përfundoj. Veq kujdes ,gjatë luftës së përgjakshme për pushtet më në fund keni me ia ngranë kokën njani-tjetrit.
  • Gezime 16.05.2012 / 10:57
    @Dardan nese te duket se me kerku ne google mjafton me i lexu titujt atehere me te vertete qenke kali. Jane perkthimet e George Ritzer qe flet per Marksin me ideologjine e te cilit ke me se shumti liri se me cdo tjeter. Nese liri per ty na qenka vec prona s'ke kali po vec nje magar i sojit te pazhvilluar ... Jeta eshte e shenjte o tru i ngecur nuk eshte prona e kjo mut demokracie nuk ta garanton jeten (pervec ne letra) njerezit te vdesin perdire, qeveria te vret me duart e veta, ta shet mend duke pretendu qe po te shet dije (e cila shperndahet sipas konceptit me themeltar te jetes) Po, sot e ke te drejten e prones, qe i bjen te drejten e kesteve te shtrenjta te kredise qe nuk do te lene te jetosh kurre mire pervecse sikur ne nje ishull borxhesh. Po meqe e ke marre hapesiren e injorantit ... vazhdo deri sa te kuptojsh qe s'ke asgje ... ata kane gjithcka (pervec mend)

  • Dardani 16.05.2012 / 09:43
    Ti Anda , a veq ke dëgju që në Skandinavi e përdorin Marksin a ke qenë atje?! Marksin e lexojnë jo veq në Skandinavi por majtistët e të gjithë botës madje edhe në Amerikë. Konceptet themelore të Marksit janë "DIKTATURA E PROLETARIATIT" dhe "PRONA E PËRBASHKËT" që cënon direkt "Lirinë e Individit" për të pasë një pronë të veqantë. Nëse ty të pëlqen prona e përbashkët ,pse nuk i bashkon pronat me bashkëmendimtarët tuaj? Lexo pak George Orwell librin Aninal Farm, se ke me gjet veten dikund aty në mesin e personazheve , ose je "pelë"(kali s´mund të jesh) ose je një prej Derrave që nisen me parullën "të gjithë jemi tË barabartë, por disa më të barabartë".Marre duhet me të ardh ta përkrahësh një teori monstruoze si marksizmi. Ndërsa për këtë Bojkenin veq google Bojken Abazi Saktivista Konceptet Themelore të Karl Marksit.
  • Anda 16.05.2012 / 09:19
    Pasi i lexova komentet nuk pata qare pa komentu. Ti Dardan, pavaresisht se nuk kam informata a e ka perkthy Boikeni Marksin a jo, veq deshta me te tregu, se Marx-i eshte shume i lexuar ne Europe. Teoria e tij ekonomike zbatohet ne plot vende te botes sidomos ne Skandinavi dhe jo domosdoshmerisht lidhet me komunizmin dhe diktaturen. Nese ky ka mberri me e perkthy Marksin hallall i qofte. Ama une nuk po shoh qe ke ndonje argument me ju gjujt djalit, kjo arsye qe po e jep eshte shume banale, si dhe pyetjet tuaja. Aq me teper kur thua qe e perkrah nje qeveri te korruptuar.
  • alberti 15.05.2012 / 13:46
    Qente lehin por Levizja VETEVENDOSJE vazhdon te ece drejt synimit te saj.
  • Dardani 15.05.2012 / 13:41
    More ata s´po më lanë përshtypje sepse e di se çfarë janë. Por më habitni ju që thojshit jemi parti "modeste", e pastaj e rrejtët popullin qe do t´i mirrni veq ka 500 euro në muej,kur e vërteta asht që deputetët tuej e marrin rrogën e plotë.I morët 140 mijë euro nga qeveria ,20 mijë të vjedhuna nga LB-ja.Rrejshit jemi të" varfër" kur secili i keni vllaznit, baballarët dhe gratë nëpër çerdhe të korrupcionit.Hipokrizia e juej e jashtëzakonshme po më len ma tepër përshtypje.Ju e keni denigru totalisht çfarëdo nisme qytetare, e cila as që do të shfaqet në horizont.
  • Dauti 15.05.2012 / 10:00
    E shum t ult jeni ju qakojt e hashim shkavit.....kti Dardanit spi lojn pershtypje xhipat e pushtetarve qe i ndrojm ma shpesh se qarapat...plus me pare t taksapagusve apo qytetarve....po i lejka pershtypje audi a6 i nji qytetari t thjesht qe ska as pozite e as pushtet!!! o ti Dardan klysh i kamishit je ti :)
  • Dardani 15.05.2012 / 07:56
    Aq sa paguhet Hysen Durmishi i cili ka AUDI A6!Mshilne gojën more dyfytyrërsh të cilët e keni ba fjalën demokraci paçavër.Ku ma shumë familjarizëm se në VV? Krejt i keni motrat ose dashnoret ose vllaznit nëpër poste udhëheqëse të partisë. Ku ka ma shumë korrupcion duke abuzu me paratë për të cilat thojshit kemi me i nda me aktivistë. Edhe faqet krejtve kanë nisë me iu trashë dhe me iu vizllu nga shëndeti. Sa herë që dikush flet të vërtetën rreth jush, ju e keni gjetë alibinë"sa të paguajnë" apo "ti je agjent i SHIK-ut".Ecni more kokëboshë se në Kosovë ka qytetar të vetëdijshëm që s´bijnë pre e lajkave paraelektorale. A jeni qorra ju a çka asht puna e juej? A s´po e shihni veten që s´po mundeni me i mbledh 200 vetë në protesta ?Kështu pra "hero"i voeve!

  • Premtimi 15.05.2012 / 04:18
    me fal po ktu nuk u ndalokan as sharjet e fyerjet, kjo eshte verejtje per indexonline.net
  • Premtimi 15.05.2012 / 04:18
    me fal po ktu nuk u ndalokan as sharjet e fyerjet, kjo eshte verejtje per indexonline.net
  • Dauti 15.05.2012 / 02:02
    O Skender, ja rrufsh topat ti Boikenit, he nonen e imbecillit ta shrdhefsha.....qifti jot e i njerzve qe i ke votu kan qef me pa dragana e millorada n kosove....epo kot e ki se ktu ka me pas veq bijt t nanes Shqipni edhe qiftit ton ka mi ardh koha me u ballafaqu me drejtsi..... t pafsha "na huj" :-)
  • elona tahiri 15.05.2012 / 00:18
    shume i qelluar shkrimi. lum VV qe di te mendoje per publikun dhe per veten ne ndihme te popullit.
  • erlis berisha 14.05.2012 / 23:29
    Ti Dardani, Skenderi dhe tash per fund Fatmiri, sa po paguhesh ?
  • Fatmiri 14.05.2012 / 20:20
    Kqyrjani more facën e derrit nga Animal Farm të Orwell-it! Ty duhet me të rreh fort me t´i hup disa kg more komunist.Ti mu kone i mire kishe ba karrier ne vend tandin. Ata s´të kan dasht andaj i ke gjet disa debilla t´Kosovës ,tu iu fol toskërisht e ata tu kujtu qe ku me ditë çka je,kur ne te vertet i ke msu permendesh si papagalli qato qe i flet.

  • vlora 14.05.2012 / 19:51
    boiken je 1sh fare shume e qelluar ajo qfare flet ,,,
  • Dardani 14.05.2012 / 16:18
    Ti "hero" i "voeve" po e njihke mirë rusishten?! Whatever, ajo asht një gjuhë e parëndësishme për mue poaq sa vietnamishtja e kinezishtja.Mos i ndihmon edhe ti këtij farë njeriu të kompleksuem për shkak të pamjes së deformuar fizike dhe deformimeve edhe më të tmerrshme psikologjika gjatë përkthimeve të Marksit?! Hero i "voeve" ti mundesh me mashtru naj adoleshent me frazeologji të zbukuruar por jo të gjithë Kosovën.Po shihet përkrahja që e gëzoni. U pa në Ferizaj!Kqyrni rrotull nëpër degë e nëndegë, sa anëtarë iu kanë mbetë?! Ata janë kyç sepse s´kanë ditë që dëshironi ta ktheni Kosovën në komunizëm,por posa kanë marrë vesh janë tërhjek ,shumica në mënyrë të qetë dhe pa zhurmë, madje turpërohen që iu kanë përkrah në demagogjinë pseudo-patriotike,dhe në hipokrizinë morale që mbretëron te ju.
  • Lindi 14.05.2012 / 15:24
    Ky boiken esht shembull si duhet te jet njeri liberal dhe i qet edhe momentet me te veshtira ne situata te cilet vin paprit mas...Ti zotri skender nese je qasi trimi qe shan njerzit e qe mundesh me ba diqka dil para syve thuja njerzve e mos ban ham ham ktu se ste ka hije kishe po thu diqka ndryshe paskna qef me taku nje njeri si ti qeshtu qe fol veq per me hek mllefin partiak apo personal...nejse se spoe mzgjash me shum mos te vi nivel ketij.

  • erlis berisha 14.05.2012 / 15:16
    he more shoke, sa ju paguajne per ksi komentesh?
  • erlis berisha 14.05.2012 / 15:16
    he more shoke, sa ju paguajne per ksi komentesh?
  • Hero 14.05.2012 / 14:59
    Dardan... at least, Google before you post...Dosvidanya....
  • Skenderi 14.05.2012 / 14:31
    Kqyrja njihere facen e majmunit bre nanen ktina.Ky fare bythtrashi po dojka me marr armen per revolucion a ? More une se paskna dite qe qyky asht qai trazuesi kryesor ,se veq mos e zatetsha ,ate face kam me ia prish.

  • Dardani 14.05.2012 / 14:28
    Ky Bojken Abazi me të folë për demokraci asht cinike .Ky asht përkthyesit e paktë të Karl Marx-it ,që kanë mbetur në Shqipëri. Me ardh ky me mbajt ders kur vendin e vet e ka totalisht të çrregullume i kapërcen parimet e njohura prej së afërmes kah e largëta. Ky asht ndër gjarpërinjtë kryesorë të VV-së,apo ideologu i revolucionit.Kush ky person?Kush asht baba i tij?Pse me këmbëngule përkthen Marksin?Çfarë revolucioni don? Si ai i Kastros? Personat si ky e kanë degradu LVV nga një lëvizje qytetare ,në një lëvizje neo-komuniste e maskuar si qytetare. Por shqiptarët e Kosovës janë më të mençur. Më mirë një qeveri e korruptuar me shpresë se në të ardhmen përmes votës do të rrëzohet ,se sa një diktaturë e përkryer me pamundësinë për ta rrëzuar ndonjëherë.Nasvidanje Tovarish Bojken.

Emri:
 
Komenti:

Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.