Ndodheni
Indeksonline / Indeks+
22:15 / E mërkurë, 16 Janar 2013
0 Komente
Vendi ku kryen vetëvrasje Hitleri dhe Eva Braun

Imazhet bardh e zi, të realizuara nga fotografi i parë perëndimor që hyri në bunkerin ku u vetëvra Hitleri dhe Eva Braun, janë publikuar për herë të parë nga revista TIME.

Shumë prej fotove nuk janë publikuar në edicionin e parë të kësaj reviste menjëherë pas luftës në vitin 1945, por humbën diku nëpër arkiva.

Tani fotot e realizuara nga William Vandivert mund të shihen nga të gjithë.

Perandoria e Hitlerit ishte reduktuar në pak dhoma në një bunker çimentoje ku ai dhe gruaja e tij vranë veten më 30 prill 1945.

Fotot janë bërë në errësirë, me një qiri, megjithatë nuk e kanë humbur forcën e tyre befasuese.

Në një nga fotot shihen korrespondentët e luftës duke ekzaminuar një divan, ku çifti i dha fund jetës./Indeksonline/


 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.