Ndodheni
Indeksonline / Indeks+
00:07 / E mërkurë, 16 Janar 2013
0 Komente
Mësuesja u mbyll gojën nxënësve me shirit ngjitës

Një rast mjaft i veçantë është cilësuar nga opinioni italian, procedimi penal i një mësueseje, e cila është paditur nga prindërit e tre nxënësve të saj sepse u ka mbyllur gojën për orë të tëra me shirit ngjitës.

Madje, një prind tjetër, e ka shtuar listën e akuzave ndaj saj duke i përmendur gjykatës edhe rastin e fëmijës së tij që ka qenë për orë të tëra i lidhur me litar pas karriges.

Ndërkaq, prokuroria nga ana e saj, duket e vendosur në kërkimin e një dënimi të lartë ndaj mësueses në fjalë, të cilën e ka konsideruar si “katile” dhe kundër çdo ligji ekzistues në Itali, për trajtimin e nxënësve.

Nga ana e saj, mësuesja është mbrojtur ndaj akuzave duke thënë, se fëmijët të cilët ajo i ka ndëshkuar, e kanë merituar dënimin e saj, pasi kanë qenë tmerrësisht të zhurmshëm dhe të pandreqshëm./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.