Ndodheni
Indeksonline / Indeks+
22:12 / E martë, 15 Janar 2013
0 Komente
Nëse djali mban bluzë me jakë V, është gej

Dikur cilësoheshin si shumë në modë. Por tani, 80 vjet pasi nisën të shiten për herë të parë bluzat me jakë V, qeveria në Malajzi ka një teori të çuditshme.

Sipas zyrtarëve të qeverisë në këtë vend të largët, nëse djali juaj mban të veshur një bluzë të tillë, atëherë mund të jetë homoseksual.

Po ashtu adoleshentët që veshin bluza të ngushta dhe me ngjyra, ka shanse të jenë homoseksualë.

Këto janë shenjat paralajmëruese, të publikuara nga Fondacioni i Mësuesve në Malajzi dhe të mbështetura nga qeveria.

Zëvendësministri i Edukimit tha se pak njerëz e kuptojnë se cilat janë simptomat e para të homoseksualitetit, ndaj duhet një udhëzim i tillë për të parandaluar përhapjen e tij.

Për këtë çështje janë organizuar deri më tani edhe dhjetë seminare për t’u shpjeguar prindërve tendencat homoseksuale.

Homoseksualiteti është i paligjshëm në Malajzi. Vitin e shkuar aty u censurua edhe kënga e Lady Gaga “Born This Way” me arsyetimin se promovon homoseksualët./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.