Ndodheni
Indeksonline / Indeks+
20:05 / E premte, 04 Janar 2013
0 Komente
Hapi qëllimisht vrima në prezervativ, dënohet me 18 muaj burg

Një kanadez ka humbur betejën e tij edhe në apel dhe tani do të vuajë 18 muaj burg pasi qëllimisht kishte hapur vrima në prezervativ ndërsa bënte seks me të dashurën.

Craig Jaret Hutchinson do të vuajë dënimin për dhunë seksuale.Përpara gjykatës, avokati i vajzës deklaroi se ajo ia kishte bërë të qartë atij se nuk donte fëmijë.

Hutchinson dhe e dashura e tij, N.C, nisën të dalin së bashku në janar të vitit 2006. Por pavarësisht se kishin një jetë aktive seksuale, ajo nisi të humbasë interesin.Në këto kushte, ai vendosi që të hapte vrima në prezervativ me qëllim që ta linte shtatzënë, në mënyrë që të mos ndaheshin.

Dhe ajo ngeli shtatzënë.

Hutchinson i thoshte asaj që të bënte teste shtatzënie, por ajo refuzonte, duke deklaruar se ishin mbrojtur shumë mirë.Por pasi bëri një test, ajo mbeti e shokuar. Kurse ai ishte i lumtur.

Fillimisht ajo pranoi të mbante beben, por gjërat ndryshuan kur ai u rrëfye. Në një mesazh ai i shkroi se e donte shumë një fëmijë me të, ndaj vendosi të sabotonte prezervativët.Menjëherë N.C prishi marrëdhënien mes tyre, lajmëroi policinë dhe pas kësaj vendosi të abortojë fëmijën. Pas kësaj ajo vuajti edhe një infeksion./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.