Ndodheni
Indeksonline / Indeks+
22:52 / E mërkurë, 19 Shtator 2012
2 Komente
Hakmerret ish e dashura, një libër mbi lidhjen me Bill Clinton-in

Femra që u përfol para 14 vitesh për një lidhje dashurie me Presidentin Bill Clinton do të shkruajë një libër.

Monica Lewinsky po shkruan mbi lidhjen e saj me Bill Clinton-in, përfshirë aty dhe letrat intime të dashurisë që i shkruante Clinton-it.

Ish-zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë sot 39 vjeç kërkon të hakmerret për mënyrën sesi Clinton u arratis nga lidhja e tyre.

Miq pohojnë se botuesit i kanë premtuar një shumë prej 12 milionë dollarësh nëse Monica rrëfen çdo detaj lidhur me Bill, qofshin këto dhe vulgare.

Ndërsa ajo ende nuk ka bërë një marrëveshje për shumën mbi librin, një gjë është e sigurt, nëse libri botohet, martesa Clinton do të tronditet sërish, dhe po kështu dhe pozicioni i Hillary për presidencën në vitin 2016.

Miq të Monica duke folur për ‘National Enquirer’, theksuan se më e rëndë do të ishte për gjendjen shëndetësore të Clinton që thuhet se ka kryer dhe disa ndëhyrje në zemër.

'Libri i saj do të jetë më shumë se hakmarrje, do e vrasë Bill Clinton”, tha burimi për revistën.

'Monica u përpoq shumë të bënte përpara, por lidhja me Bill u kthye në një ëndërr dhe makth.

Ajo sot është 39 vjeç, por nuk ka një burrë në krah dhe e gjitha kjo për faj të reputacionit që iu shkatërrua dhe gjithë bota e etiketoi shumë keq”, theksojnë miqtë për revistën.

Libri do të përmbajë në tekst dhe disa letra dashurie që ajo ia shkroi presidentit, disa prej të cilave ishin kaq intime sa nuk ia nisi kurrë atij, theksoi një burim tjetër.

Në libër shkruhen detaje sesi Lewinsky në ato vite 22 vjeç e bënte presidentin shumë të lumtur dhe se ky i fundit e quante shpesh gruan e tij, Hillary, ‘peshk të ftohtë’.

Bill Clinton qeshte shpesh lidhur me jetën seksuale që nuk ekzistonte mes tij dhe Hillary ndërsa i thoshte Monica-s se ai nuk ishte i vetmi që kërkonte dashuri jashtë martese.

'Monica mund të përshkruajë se Bill avancoi tepër në lidhje me të, dëshirën e tij të çmendur për orgji, apo lodra seksuale të të gjitha llojeve”, shkruan ‘National Enquirer’, ndërsa thekson se takimet seksuale me Presidentin kanë qenë plot 9 herë.

Revista pohon se Monica do tregoje ne libër detaje sesi i dha fund shtatzënisë në kulmin e saj gjatë lidhjes me Presidentin, porse fëmija nuk ishte i Clinton, por i një punonjësi të Pentagonit me të cilin Monica kishte pasur një lidhje” ./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • Plaku 20.09.2012 / 07:43
    Kjo prostitut.
  • basko de lumdabadi 20.09.2012 / 05:16
    o perendi o perendi...si sot me kujtohet rasti levinski klinton....avanturat e jetes jan kesisoj...
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.