Ndodheni
Indeksonline / Indeks+
19:32 / E mërkurë, 19 Shtator 2012
0 Komente
Gruaja që zbuloi se burri i saj, në fakt ishte babai i saj

Një grua ka treguar tmerrin që ajo ndjeu pasi kishte zbuluar shumë vonë se burri i saj në fakt ishte babai i saj.


Valeria Spruill, 60 vjeç, nga Doylestown, Ohio, kishte zbuluar të vërtetën e tmerrshme përmes një testi të ADN-së, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Percy.


Spruill, e cila tani ka tre fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, tani është duke e treguar historinë e saj në përpjekje që t’i gjejë vëllezërit dhe motrat e saj nga babai i saj.


“Duhet të tregohet e vërteta, sepse fëmijët duhet të dinë se prej nga ata vijnë, dhe unë e di se kjo dhemb, sepse kam qenë e shkatërruar nga kjo” tha ajo.


Konfuzioni ka filluar ngase ajo është rritur nga gjyshërit e saj, që kur ishte 3 muaj e vjetër.


Nëna e saj, Christine ishte një nga tre “zonjat e natës”, siç tregon një dokument zyrtar i verifikuar në një gjyq në vitin 1980.


Nëna dhe babai i Valeria-s ishin së bashku, kur ai i kishte vetëm 15 vjeç, dhe numri i fëmijëve që kishin ata është i paqartë.


Ajo i njeh gjashtë vëllezër të saj.


Për të janë kujdesur gjyshërit e saj dhe nëna e saj e vizitonte atë, edhe pse Valeria mendonte se ajo ishte një mik i familjes.

Ishte nëntë vjeç, kur ajo kuptoi identitetin e Christine-s, e cila vdiq në vitin 1984, por me këtë rast ajo e kupton se njeriu i cili mendonte se ishte babai i saj në fakt ishte gjyshi i saj, kjo ishte një goditje e madhe për të.


Por asaj nuk i kishin treguar se kush ishte babai i saj i vërtet, dhe për të mos mjaftuar dhimbja për mos njohjen e të atit, ajo më vonë takohet me Percy-n, me të cilin edhe martohet.


Lindur në Mississippi, Percy kishte punuar në Akron si një shofer kamioni.


Ai vdiq në vitin në vitin 1998 në moshën 60 vjeçare, por për vite me radhë ajo dëgjoi thashetheme të çuditshme në lidhje me marrëdhënien e tyre.


Ajo më në fund kuptoi të vërtetën nga një dajë i saj, jo shumë gjatë nga vdekja e Percy-t, dhe e këtë ajo e vërtetoi pas gjetjes së qimeve në një furqë flokësh, në dhomën e tyre.


Ajo nuk është 100% e sigurt nëse Percy e dinte se ai ishte martuar me vajzën e tij, sepse kjo gjë nuk është përmendur asnjëherë, por ajo beson fuqimisht se ai ishte në dijeni për këtë tabu, por ishte i frikësuar për t’i treguar asaj.


Kur u pyet se sa njerëz e dinë për këtë, ajo qeshi dhe tha: “Gjysma e Akron”.


Tani në pension, Valeria ka punuar për 34 vjet në departamentin e kontabilitetit në Goodyear.


Ajo ka tre fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, Percy gjithashtu la pas dy vajza.


Qëllimi i saj më i madh është që të gjejë vëllezërit dhe motrat e saj të tjera./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.