Ndodheni
Indeksonline / Indeks+
19:10 / E mërkurë, 08 Gusht 2012
0 Komente
‘Shembet’ Muri i Kinës (FOTO)

Ai është ndërtuar si një pengesë për të mbajtur pushtuesit jashtë vendit, por reputacioni i Murit të Madh të Kinës u shemb pasi u rrëzua një pjesë e tij.

Punëtorët e papërgjegjshëm që po gërmonin pranë tij mendohet se kanë shkaktuar rënien e murit.

Vendasit po ashtu thonë se shirat e shumta dhe rruga që është aty pranë kanë nxitur rënien, shkruan tema.

Një zyrtar tha se po hetohet për këtë ngjarje. Ai shtoi se mund të jenë një seri faktorësh që kanë ndikuar në rrëzimin e muri.

“Por ne kemi një plan për rindërtimin e tij dhe kemi nisur që tani punën,” tha zyrtari.

Muri është ndërtuar përgjatë kufijve historikë veriorë të Kinës, për të mbrojtur perandorinë nga sulmet e ndryshme që vinin kryesisht nga grupe nomade ose edhe ushtri të vendeve armike./Indeksonline/


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.