Ndodheni
Indeksonline / Tech
08:44 / E mërkurë, 16 Janar 2013
0 Komente
Spiunazh online, virusi rus vidhte të dhëna sekrete në internet

“Tetori i Kuq”. Këtë emër mësohet se mbante një rrjet i posaçëm spiunazhi, linçuar nga Rusia në botën virtuale të internetit, për të vjedhur sa më shumë të dhëna.

I shfaqur në formën e një virusi, ai është arritur që të kapet, ndërsa është zbuluar se që nga viti 2007, ai ka qenë në gjendje të grabitë dokumente të shumta qeveritare, si edhe konfidenciale nga institucione sekrete si ambasadat apo agjenci bërthamore.

Hulumtuesit theksojnë se ato viheshin më tej, në shërbim të shoqërive ruse të sigurisë së informacionit, duke sqaruar se objektivi kryesor i virusit ishin vendet e Evropës Lindore, ato të ish-Bashkimit Sovjetik, si edhe disa vende në Azinë Qendrore.

“Tetori i Kuq” thuhet ndër të tjera, se ishte në gjendje që të grabiste edhe fjalëkalimet në sistemet kompjuterike të hartuara posaçërisht për informata të ndjeshme personale./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.