Nëse humbisni gjithmonë telekomandën, Panasonic ju ofron mundësinë të përdorni televizorin me komanda zanore. “Panasonic Voice Commands”, një televizor që bën gjithçka për ju.
Gjithashtu kompania Sharp paraqiti një model, që pritet të dalë në dyqan në muajin mars, serinë e 8-të, i cila përfshin telekomandimin me anën e një programi për telefonat e zgjuar, apo kompjuterët tabletë.
Edhe televizori LG OLED mund të përdoret nga distanca me anë të fjalëve, por përgjegjësi i marketingut James Fisherman thotë se ky model ka një veçanti. “Modeli i ri “Magic Remote” i këtij viti arrin të njohë gjuhën e natyrshme, pra nuk do t’ju duhet të flisni si një robot”./Indeksonline/
|