Ndodheni
Indeksonline / Tech
19:18 / E premte, 04 Janar 2013
0 Komente
Britani e Madhe, shkarkimet e materialeve argëtuese online kalojnë vlerën 1 miliardë £

Shkarkimet e materialeve argëtuese online tejkalojnë vlerën 1 miliardë £ në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian.

Shkarkime të muzikës, shfaqjeve televizive, filmave dhe video lojërave në Britani të Madhe për herë të parë në vitin 2012 tejkalojnë vlerën 1 miliardë £. Kjo shifër në shitjet dixjitale argëtuese përbën gati një të katërtën e këtij tregu.

Por rritja e shkarkimit ligjor ende nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar rënien e vazhdueshme të shitjeve fizike të CD, DVD dhe video lojërave, të cilat ende përbëjnë 75% të tregut.

Sipas Shoqatës së Shitjeve Dixhitale Entertainment, shitjet dixhitale në Britani u rritën me 11.4% vit për vit, duke kapur vlerën prej 1.03 miliardë £ në vitin 2012 . Shitjet dixhitale të muzikës në vit u rritën 15% , edhe pse shifra përjashton të ardhurat nga shërbimet streaming si Spotify, We7 dhe Deezer.

Video lojërat mbeten sektori më i madh dixhital, në sajë të lojërave online si World of Warcraft dhe lojërave të tjera sociale.

"Arritja e vlerës mbi 1 miliard £ është një arritje e pabesueshme për Britaninë e Madhe. Shitësit e këtyre produkteve kanë pasqyruar investimet e tyre të madha në shërbime të reja, duke mundësuar blerjet në çdo kohë të ditës dhe në çdo vend”,- ka thënë Kim Bayley, drejtor i përgjithshëm i ERA. (PCWorld Albanian) 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.