Ndodheni
Indeksonline / Showbiz
19:08 / E shtunë, 30 Nëntor 2013
0 Komente
Nik Xhelilaj në një film të ri

Aktori Nik Xhelilaj ishte i pranishëm në darkën që organizoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mes shumë artistëve të tjerë të suksesshëm nëpër botë. Ka kaluar një vit që nga largimi i tij drejt Turqisë për të interpretuar në disa filma atje.Pak kohë më parë ai interpretoi në një nga telefilmat më të ndjekur në Turqi ndërsa tani sapo ka nisur xhirimet e një seriali të ri në të cilin është protagonist. Në këtë serial, Nik Xhelilaj vjen më romantik nga sa jemi mësuar ta shohim në rolet e tij. Është një dramë romantike që do të mbajë të mbërthyer para ekranit publikun turk fillimisht, duke shpresuar që ky telefilm të vijë edhe në Shqipëri apo Kosovë. /Indeksonline/


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.