Ndodheni
Indeksonline / Showbiz
22:44 / E diel, 26 Maj 2013
0 Komente
Finalja e Top Fest 10

Derisa fituesja e edicionit të kaluar të “Top Fest”, Elhaida Dani po mahnitë Italinë me zërin e saj, edicioni i dhjetë të këtij festivali po shkon drejt finales.

Ndërkohë që po afrohet data e natës finale më 8 qershor, ka nisur të aludohet për këngëtarin që mund të fitojë këtë festival të muzikës moderne, siç ndodh në çdo garë të tillë. Edhe pse këtë vit pjesëmarrja ka qenët e vakët, për sa u përket emrave pjesëmarrës, gjysmëfinalistët e kësaj gare janë ende në ankthin e pranimit ose jo për natën finale, pasi ende nuk është shpallur lista e të përzgjedhurve.

Ndërkohë që një konkurrencë e dukshme mes këngëtarëve vihet re nëse u referohemi pëlqimeve të tyre në You tube, duke nxjerrë në sipërfaqe këngët më të preferuara. Edhe pse këtë vit nuk konkurrojnë shumë emra Big, gara përqendrohet të këngëtaret femra, të cilat konkurrojnë kryesisht me balada. Disa prej tyre ua kanë dedikuar këngët e tyre problemeve sociale, siç është kënga për divorcin me titull “Asnjëherë”, me të cilën ka zgjedhur të konkurrojë Albërie Hadërgjonaj.

Ndërkohë, ndër këngëtaret e njohura të këtij edicioni veçohen: Anjeza Branka ft Muharrem Ahmeti me këngën “Lamtumirë”, Samanta Karavella me këngën “Loti i fundit”, Kamela Islamaj me këngën “Pa limit”, Marsela Çibukaj “Ndjenjë pa kohë”, Beatrix Ramosaj me “Prekem ngadalë”, Fatmira Breçani ft Bes Kallaku me këngën “Qefi, qefi” etj. Ndër këngëtarët meshkuj do të veçonim: grupi “Na” me këngën “Si meteor”, Korab Shaqiri ft Arbër Zeka me këngën “Lorina”, Pa kufijt ft 2ton me këngën “Bane ma mirë”, Erik Lloshi “Njeri tjetër”, “Burn me “I vetëm”, Lynx me “Imazhi yt më ndjek pas” etj.

Këtë vit ishin mbi 140 këngë në konkurrim, prej të cilave u përzgjedhën këngët gjysmëfinaliste që konkurrojnë për çmimet e natës finale, që do të ketë si moderator kryesor Ledion Liçon.

Duke iu referuar klikimeve në You tube, “Panorama” paraqet një renditje sipas numrit të klikimeve:
1. Anjeza Branka ft Muharrem Ahmeti me “Lamtumirë”
2. Korab Shaqiri & Arber Zeka me “Lorina”
3. B2N me “Melodi”
4. Samanta Karavella me “Loti i fundit”
5. Bes Kallaku me “Qejfi”
6. Albërie Hadërgjonaj me “Asnjëherë”
7. Pa kufijt &2ton me “Bane ma mirë”
8. Malda Susuri & Art Lokaj me “Sikur”
9. Enca Haxhia me “Dua të jesh ti”
10. Orgesa Zaimi me “Ditë e re”
11. Beatrix Ramosaj me “Prekem ngadalë”
12. Erik Lloshi me “Njeri tjetër”

/Indeksonline/

 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.