Ndodheni
Indeksonline / Showbiz
23:38 / E martë, 15 Janar 2013
0 Komente
"Erdha në NY me 1000$ dhe një valixhe"

Mallory Hagan, e  sapo kurorëzuar "Miss Amerika", ka treguar se si ajo u shpërngul në Nju Jork në moshën 18 vjeçare me vetëm një valixhe dhe më pak se  1000 $, në ndjekje të ëndrrave të saj për botën e bukurisë.

Bukuroshja 24 vjeçare, e cila u shpall fituese e konkursit prestigjioz të shtunën, tha se ajo financiarisht mund të përballonte vetëm ushqime nga McDonald's, kur së pari u largua nga qyteti i saj Opelika, Alabama, për në Manhattan.
 
Duke rikujtuar sfidat me të cilat përballej, ajo tha për Associated Press: "Lufta ishte e madhe. Ka pasur ditë kur kam pasur pesë dollare në xhepin tim dhe unë duhej t'i ndajë ato mes biletës për metro dhe ushqimit. "
Pas një kohe të shkurtër ajo arriti të sigurojë një punë me orar të plotë, që i mundësoi të regjistrohej në një kurs të komunikimit në Institutin e Teknologjisë dhe Modës.
 
Duke shpjeguar vendimin e saj për tu zhvendosur, Hagan, e cila aktualisht jeton në Brooklyn, tha: "Unë vetëm e dija se energjia e NYC ishte diçka që unë me të vërtetë doja."
 
Para kësaj kurore, Hagan ka mbajtur titujt e "Miss New York 2012", "Miss New York City 2012", "Miss Manhattan 2011" dhe "Miss Brooklyn 2010". /Indeksonline/

Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.