Kënga ''Ngjyra e kuqe", përveç se shënoi një ndër sukseset më të mëdha në karrierën e këngëtarit Adrian Gaxha, ndryshoi jetën e Florian Beqirit.
Vogëlushi nga Shkupi, që i emocionoi të gjithë me zërin e tij të veçantë në këtë duet, tashmë është në përkujdesje profesionale të Gaxhës, i cili e ndihmon në shkollimin dhe zhvillimin profesional te tij.
Ndonëse vetëm 12 vjeçar, ai ftohet që të këndojë nëpër mbrëmje muzikore në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët, dhe performon në vende për të rritur.
I lindur në Shkup, më 11 shkurt 2000, Floriani i vogël ka filluar të merret me muzikë në moshë shumë të re.
"Që kur isha pesë vjeç këndoja. Kam kënduar nëpër festa, për Vitin e Ri, e më vonë fillova të këndoj nëpër dasma e lokale siç bëj tani,'' ka rrëfyer më parë këngëtari i vogël.
/>
Floriani, i cili tani ka afro 20 mijë fansa në Facebook, fillimisht u bë i njohur me këngën "Ndahet zemra në dy pjesë" të Ramadan Krasniqit, me të cilin tani performon në të njejtat mbrëmje muzikore, falë ''Ngjyrës së kuqe". /Indeksonline/
Pëshëndetje dhe suksese Florian. Zërin e ke fenomenal por, shpresoj dhe uroj që të mos këndosh kurrë tallava.
Ismet-Barcelona15.01.2013 / 19:45
Suksese Florian
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.