Javën e kaluar, Jessie J pati disa fjalë të rënda për yjet e muzikës, aktorët dhe të tjerë të famshëm të cilët zhvishen dhe fotografojnë veten dhe më pastaj ato fotografi i postojnë në rrjete të ndryshme sociale.
Ajo pati shkruar: “Jam e mërzitshme… ndoshta duhet edhe unë të zhvishem, të tymos duhan dhe pastaj ta fotografojë veten dhe t’i postoj ato në Instagram? Apo JO”.
Ndonëse nuk ka shenja të drogës, Jessie u fotografua vetëm në bikini gjatë pushimeve të saja në Singapore.
Ajo postoi disa fotografi duke publikuar kështu edhe një pjesë të privatësisë së saj tek më shumë se 6 milion fansa që e ndjekin në Twitter. /Indeksonline/


|