Gara për zërin më të mirë të shqiptarëve në "The Voice of Albania", vazhdon javen e ardhshme, për dymbëdhjetë konkurentët që i shpëtuan eliminimit.
Për katër të tjerë, gara ka përfunduar sonte, pasi nga të katër skuadrat, u eliminua nga një këngëtar. Kështu nga skuadra e Alma Bektashit u eliminua Dezi, nga skuadra e Sidrit Bejlerit garën nuk e vazhdon Egzoni, Miriam Canit iu desh të eliminonte Erzën, ndërsa nga skuadra e Elton Dedës u largua Aurela.
Ky format mban firmën e "Talpa International Productions" dhe promovon zërat më të mirë të muzikës së lehtë, që duan të lançohen në tregun muzikor. Kjo garë bazohet vetëm tek "zëri" i konkurrentit, gjë që e bën të dallojë nga formatet e tjera në botë.
Për 17 javë rresht, katër emrat e njohur të muzikës shqiptare, Miriam Cani, Alma Bektashi, Sidrit Bejleri e Elton Deda, do të jenë në këtë shfaqje në rolin e trajnerëve dhe do të përzgjedhin më të talentuarit në këngë, për t'i promovuar drejt suksesit. /Indeksonline/
|