Rita Ora ka bërë të ditur se do të realizojë një "album plotesisht të ri'', për debutimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja që jeton në Londër, ka hedhur ndërkombëtarisht në treg albumin e saj të parë, në gusht të vitit 2012.
Megjithatë, ajo ka konfirmuar se depërtimi në tregun amerikan planifikohet të bëhet me materiale tërësisht të reja, ku pritet të ketë edhe disa bashkëpunime që mbeten befasi.
"Janë disa befasi. Nuk dua t'i zbuloj, por mund të them se janë nga Roc Nation", ka thënë Ora për MTV.
"Viti 2013 është shumë i rëndësishëm për mua, pasi do të jetë hera e parë që SHBA-të do të dëgjojnë albumin tim zyrtar. Prandaj doja që të kem disa këngë të veçanta dhe ta bëja shumë special", ka përfunduar Rita. /Indeksonline/ |