Ikona franceze e kinemasë botërore, Brigitte Bardot, kërcënon se do të merr nënshtetësinë ruse, nëse shteti francez nuk tregohem më i kujdesshëm me kafshët.
Aktorja 78 vjeçare, e njohur për qëndrimin e saj për mbrojtjen e kafshëve, kerkon nga autoritetet franceze qe të mos praktikojnë eutanazinë për dy elefantë të sëmurë në qytetin Lion.
“Nëse ata që kanë pushtet, janë aq burracake për të vrarë dy elefantët, do të kërkoj nënshtetësinë ruse dhe do të largohem nga ky vend që tashmë është bërë veç një varrezë kafshësh”thuhet në njoftimin e nënshkruar nga vetë Bardot.
Njoftimi i saj vjen vetëm një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i dha nënshtetësinë ruse aktorit Gerard Depardieu. Ky i fundit vendosi të largohet nga Franca, pas reformës fiskale të kërkuar nga presidenti Hollande, që parashikon taksë deri në 75 % të të ardhurave për ata që fitojnë mbi 1 milion euro në vit. /Indeksonline/

|