Bronson Pelletier, i cili luan në filmat, “Twilight” ka shokuar të pranishmit teksa ka filluar të urinojë në një aeroport në, New York.

26 vjeçari i cili luan rolin e njeriut ujk në, “Twilight” kishte qenë i dehur në ato momente duke mos mundur të kontrollojë veprimet e tija. Një person që ka qenë i pranishëm, ka xhiruar këtë moment me telefonin e tij për ta shpërndarë pas në internet.
Aktori u arrestuar menjëherë nga policia dhe i njëjti do të përballet me gjykatën ndërkaq, rrezikon të dënohet me gjashtë muaj burg për këtë veprim.
Ndonëse fillimisht ai kishte mohuar të ketë bërë një gjë të tillë, pas publikimit të videos ai ka pranuar më në fund se, nuk i ka punët mirë me alkoolin dhe se po mendon ti nënshtrohet rehabilitimit./Indeksonline/
|