Ndodheni
Indeksonline / Showbiz
11:18 / E hënë, 20 Gusht 2012
0 Komente
Valbona: Më e paguara në Shqipëri

Këngëtarja e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema, ka folur  për një temë që këngëtarët e tjerë në përgjithësi duan ta shmangin, pjesëmarrjen në dasma.

"Atmosfera e dasmave është vetë një moment gëzimi për të gjithë, njerëzit argëtohen pa fund dhe ndihem mirë kur  zëri im bëhet pjesë e kësaj atmosfere shumë të bukur,'' ka thene ajo per "Shekulli'', duke shtuar se per te nuk eshte domosdoshmeri pjesemarrja ne dasma, vetem per shkak te te ardhurave.

Por megjithate ajo duket se pervec kenaqesise, megjithate fiton shume nga edhe ana materiale: ''Nuk mundem të them shifër, më kuptoni drejt…Por mund t’ju garantoj se jam më e paguara sot për sot dhe jam shumë e kënaqur. Para disa kohësh kishim një intervistë këtu në “Shekulli”, të koreografëve të njohur që shprehnin shqetësim për dasmat e sotme, braktisjen e traditës dhe muzikës shqiptare.''

Ajo ka folur edhe per faktin se eshtë prekur tabani i këngës popullore, duke thene:

"Tabani është prekur sepse në shumë evente po mbizotëron tallavaja. Në shumë vende, ku mund të dëgjohej muzika popullore, tani dëgjohet tallava. Kjo është për të ardhur keq, të flasim drejt.". /Indeksonline/

 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.