Ndodheni
Indeksonline / Showbiz
14:41 / E shtunë, 02 Qershor 2012
1 Koment
32 vajza në garë për titullin e më të bukurës

Është kryer përzgjedhja e parë e vajzave që do të konkurrojnë në edicionin e  14-të të konkursit “Miss Shqipëria 2012”. Përgjatë tre ditëve, më 28,29 dhe 30 maj, grupi organizator ka kryer seleksionimin, pranë ambienteve të TVSH-së, të 250 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 32, të cilat nisën të premten rrugëtimin nëpër Shqipëri.

Stacioni i parë i grupit të “Miss Shqipëria” ka qenë qyteti bregdetar i Radhimës, ku në bashkëpunim me bashkinë e Orikumit do të organizohet ceremonia e çeljes së sezonit turistik.

Siç është bërë traditë tashmë, edhe në këtë edicion, deri në mbrëmjen finale vajzat konkurrente të këtij viti do të shijojnë rrugëtimin e “Miss Shqipërisë” nëpër trevat historike dhe turistike të vendit tonë.
 
Destinacioni i fundit i këtij udhëtimi, këtë vit është Kalaja e Bashtovës në Kavajë ku mbrëmjen e 29 qershorit, juria e përzgjedhur e spektaklit do të votojë për fituesen e këtij edicioni, njoftojnë mediat shqiptare.
Vitin e kaluar, Miss Shqipëria u organizua në kalanë e Krujës dhe fituesja e radhës ishte bukuroshja nga Tirana Kejdi Jashari.
 
Lista e vajzave pjesëmarrëse të këtij viti: 
1-Françeska Bekteshi- Elbasan
2-Juliana Rustemi- Korçë
3-Izmena Lici- Shkodër
4-Judina Zoto- Përmet
5-Ortenisa Sadiku- Vlorë
6-Arselajda Buraku- Mirditë
7-Jona Leskoviku- Berat
8-Dorisa Halili- Tiranë
9-Senada Ferataj- Lushnje
10-Elidona Rusi-Korçë
11-Jugerta Koti- Fier
12-Era Lime-Korçë
13-Marinela Kaci- Vorë
14-Arieda Qato- Berat
15-Lorena Lina- Fier
16-Anita Curri- Durrës
17-Edlira Kraja- Kukës
18-Mariana Shkreta- Tiranë
19-Senada Lluka- Pukë
20-Anxhela Konomi- Tiranë
21-Hafize Peqini- Elbasan
22-Kloniki Delijorgji- Janinë
23-Ilva Fatia- Gramsh
24-Manjola Ndou- Shkodër
25-Greta Kika- Tepelenë
26-Ana Gjergji- Kardhiq
27-Fjoralba Ramo- Tiranë
28-Anxhela Merkaj- Fier
29-Erilda Ziri-Fushe Krujë
30-Kristi Teqja- Tiranë
31-Ortenca Murati- Tiranë
32-Erblira Kacaj- Peshkopi


Kendi i komenteve
  • alda 10.06.2012 / 22:23
    eshte e sigurt fiton erilda ziri
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.