Ndodheni
Indeksonline / Shëndetësi
11:52 / E martë, 04 Qershor 2013
0 Komente
Sasia e këshilluar e vitaminës B12

Këshillohet që të rriturit të marrin një sasi ditore vitamine B12 prej 2,4 mikrogramësh.

Kjo sasi është më e vogël tek fëmijët dhe më e madhe tek të moshuarit mbi 75 vjeç. Përdorimi i tepërt i vitaminës B12 në përgjithësi nuk krijon probleme.

Megjithatë, dozat shumë të larta të kësaj vitamine mund të provokojnë reaksione alergjike, të shkaktojnë diarre apo përkeqësim të akneve. Rreziqet e mbidozës së kësaj vitamine janë shumë të vogla. Duke qenë një vitaminë e tretshme në ujë, ajo mund të eliminohet nëpërmjet urinës.

Simptomat e mungesës së vitaminës B12
Organizmi ynë arrin të prodhojë një sasi të vogël vitamine B12, kështu që shpeshherë ne kemi rezerva të mira të kësaj vitamine.

Mungesa e vitaminës B12 shkakton lodhje, të vjella, humbje të oreksit dhe peshës. Kur mungesa e vitaminës B12 bëhet më e madhe, shkaktohen miza në gjymtyrë, vështirësi në ecje dhe probleme të memories.

Me kalimin e moshës, procesi i asimilimit të vitaminës B12 bëhet më i vështirë: personat e moshuar pra, mund të vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

Tek të moshuarit, mungesa e vitaminës B12 shfaqet sidomos me probleme të humorit dhe memories. Pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike të zorrëve apo të cilëve u është hequr stomaku apo një pjesë e stomakut, rrezikojnë të vuajnë nga mungesa e vitaminës B12, nëse nuk marrin suplemente ushqimorë që e përmbajnë këtë vitaminë.

Edhe vegjetarianët mund të kenë mungesa të vitaminës B12, meqenëse ushqimet që e përmbajnë janë kryesisht me origjinë shtazore.
Sidomos, gratë vegjetariane shtatzëna apo gratë në periudhën e dhënies së ushqimit të gjirit, duhet të tregojnë kujdes për t’i ushqyer bebet me sasinë e mjaftueshme të vitaminës B12.

Në rast mungese të theksuar të vitaminës B12, mjeku duhet t’u rekomandojë pacientëve suplemente ushqimorë për rritjen e sasive të kësaj vitamine në organizëm./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.