Ndodheni
Indeksonline / Sport
15:07 / E premte, 24 Maj 2013
3 Komente
Shqipëria po përgatitet për Kampionatin Botëror

Se kombëtarja shqiptare ka një të ardhme të sigurt e konfirmon edhe ndihmësi i De Biasit,i cili është krahu i djathtë i trajnerit të Kombëtares shqiptare. Një person të cilit tekniku kuqezi i beson shumë, jo vetëm për punën rezultative që ka bërë në Kombëtare por edhe për eksperiencën, kryesisht si futbollist. I intervistuar nga media italiane, "tuttonocerina.com", ka pohuar se Shqipëria aktuale ka një të ardhme të sigurt.

Sipas tij, grupi aktual është tejet i ri dhe, nëse nuk arrihet kualifikimi në Botëror këtë radhë,sipas Tramexani-t e sigurt do jetë se pas dy ose katër vitesh kjo skuadër do shkojë ose në Europian ose në Botëror. "Ëndrra jonë është arritja e fazës finale të Botërorit brazilian.

Jemi duke bërë një fazë kualifikimesh shumë të mirë, madje edhe më të mirë nga sa e kishim parashikuar në fillim kur nisëm punën, por na mbeten edhe pesë ndeshje shumë të vështira. Ne do ta provojmë që këtë edicion që ta arrijmë këtë objektiv, pra shkuarjen në botëror”, ka thënë Tramezzani./indeksonline/ 


Kendi i komenteve
  • Iliri 24.05.2013 / 22:06
    Talenta Kosovaret po dalin Si kepurdhat pas shiut talenta lum kosova dhe shqiperia qe ju ka perpara ne boterorin e brazilit.
  • azizi 24.05.2013 / 20:34
    shum talenta te ri jon ardh, besoj se edhe brazilin kena me kalu
  • Bukuroshi 24.05.2013 / 15:32
    me super talenta si Ergys Kace kualifikimin e kemi te sigurt
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.