Ndodheni
Indeksonline / Sport
17:04 / E hënë, 07 Janar 2013
7 Komente
Legjendarët e futbollit që e fituan topin e artë

Çmimi më prestigjoz individual në futboll, "Topi i Artë", për vitin 2012 do të dorëzohet sonte në mbrëmje, por debatet dhe diskutimet se kush do ta fitojë kanë kohë që kanë filluar. Messi, Iniesta apo Cristiano Ronaldo? A do ta fitojëë Iniesta pas një Europiani të shkëlqyer apo do ta fitojë për të katërtën herë rradhazi "Pleshti" i Barcelonës, i cili gjatë 2012-ës shënoi plot 91 gola duke thyer rekordin 40-vjeçar të Gerd Muller? Këto janë disa pyetje të cilat prej muajsh ngrihen në qarqet e gazetarisë sportive dhe jo vetëm.

Pavarësisht se kush do të jetë fituesi, rëndësi ka fakti që të tre favoritët kryesorë janë kampionë të vërtetë dhe të denjë për të ngritur trofeun më të rëndësishëm individual në futboll.

Mes tyre vetëm 4 emra janë absolutisht të paaritshëm: Yohan Cruyff, Micel Platini, Marco Van Basten dhe Lionel Messi. Që të 4 këta emra ikonë të futbollit e kanë fituar plot 3 herë "Topin e Artë" ku francezi dhe argjentinasi e kanë fituar rradhazi.

Ndaj, nëse Messi do të arrinte ta fitonte edhe këtë vit, atëherë do të hynte në historinë e këtij sporti si futbollisti i parë që e fiton 4 herë këtë çmim e mbi të gjitha rradhazi /indeksonline/


Kendi i komenteve
  • Drilon 07.01.2013 / 23:18
    nuk e kan fitu vetem keta qe i keni permend ju gazetare te dashur nga 3 here, por nga 3 here e kan fitu edhe Nazario Da Lima RONALDO e Zinedine ZIDANE.
  • ? 07.01.2013 / 22:00
    rmcf pajtohem me ty ky qmim o biznisi i madh ky qmim o vetem lek azgjo tjeter mos ta fitoj as niher kit titull si ikona paolo MALDINI DELPIERO raul kjo osht vetem qmim me pare pse me fitu mesi kur ska fitu kurgjo hiq ama sen as 1 tituj
  • orari 07.01.2013 / 17:37
    18:30
  • [email protected] 07.01.2013 / 17:31
    S'E KA FITU STEVEN GERRARD, E LE MO TE TJERET.
  • Ximi 07.01.2013 / 17:29
    Ne sa ora eshte ceremonia ?
  • RMCF 07.01.2013 / 17:24
    Per mu eshte qmim i deshtuar pa marr parasysh kush e fiton,legjendat si Maldini,Raul,Gigs,Del Piero etj se kan kete qmim,per mu eshte me shume biznis,nje Raul ose nje Maldini mos me fitu topin e arte eshte kon befasi .
  • ac milan 07.01.2013 / 17:18
    Van Basten e kish fitu edhe nja 2 here po u terhiq nga futbolli per shkak te lendimit
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.