24 orë pasi u bënë temë e mediave për përplasjen e tyre në stërvitjen e Manchester Cityt, Roberto Mancini prapë ka shfaqur ndjenjat e tij për sulmuesin që vetë e solli te kjo skuadër, Mario Balotellin.
Mancini deklaroj se përleshja e tyre ka ndodhur pas disa pakënaqësive por që kjo nuk do të ndikoj në të ardhmen e Balotellit te City.
"Të jeni të sigurtë se bindjet e mija për Balotellin nuk do të ndryshojnë. Absolutisht unë nuk do të kem asgjë kundër tij, ne si skuadër nuk do ta lëmë në baltë dhe se ai ka prapë të ardhme te City" deklaroi Mancini./Indeksonline/
|