“Super” Leo Messi ka dy sfida në këtë Champions, e ato janë duke qenë për herë të pestë golashënuesi më i mirë në këtë ligë, dhe e dyta të rrëzuar nga froni dy nga tre golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, Ruud Van Nistelrooy dhe Andriy Shevchenko,e ti mbetet vetëm ta ndjekë në vitet e ardhme legjendarin spanjoll Raul.
Messi deri më tani ka shënuar 51 gola sa ka edhe Henry, e me këtë rast e ndajnë edhe pozitën e katërt si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve,Siç u cek edhe më lartë, përpara tij janë vetëm Shevchenko me 59 gola, Van Nistelrooy me 60 dhe Raul me 71.
Ndërsa sfida tjetër është që të je të golashënuesi më i mirë 5 vite radhazi.Kjo pasi që ai vitin e kaluar barazoi rekordin e “bomberit” gjerman Myller i cili ishte golashënuesi më i mirë atë kohë në Kupën Evropiane në sezonet 72-73, 73-74, 74-75 dhe 76-77, ndërsa Messi e ka bërë në edicionet 08-09 (9 gola), 09-10 ( 8), 10-11 (12) dhe 11-12 (14 gola, njëkohësisht duke e barazuar rekordin e golashënuesit Altafini).
Se është lojtar i “magjishëm” dhe me të vërtetë i jashtëzakonshëm është edhe fakti se ai çdo ditë e më shumë që po luan po then çdo rekord që është i mundshëm në sportin e futbollit./indeksonline/
|