Drejtori Sportiv i Novarës, Kristiano Xhiareta, ka pohuar se në drejtim të Samir Ujkanit ka shumë oferta nga skuadrat më të mira në Serinë A. Nëse Novara do të bjerë nga kategoria, portieri kuqezi do të largohet nga kjo skuadër. “Samiri ka treguar se është një portier i madh ,për mua më i miri dhe për të ka shumë oferta, por duhet të theksoj se Palermo ka të drejtën e shitjes së tij pasi ka 50 për qind të kartonit”, ka thënë Xhiareta |