Ndodheni
Indeksonline / Indeks+
12:34 / E shtunë, 01 Shtator 2012
1 Koment
Orgazma është ilaç per çdo gjë!

Orgazma nuk është vetëm kontraktim i muskujve e cila sjell një kënaqësi momentale, por ka veprim shumë më të madh në organizmin tuaj, por shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm për këtë.

Ndihmon në qarkullimin e gjakut
Themeluesja e qendrës medicinale seksuale “UCLA” dr. Jennifer Bergman shpjegon se orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut dhe me këtë organet gjenitale furnizohen me gjak, çka ju ndihmon që të qëndrojnë në gjendje më të shëndoshë.

Është një lloj i ushtrimit kardiovaskular
Edhe pse nuk mund të jetë alternativë e ushtrimeve ditore fizike, orgazma paraqet një lloj aktiviteti. “Rritet të rrahurit e zemrës dhe shpejtohet qarkullimi i gjakut, ndërsa përmirësohen edhe funksionet tjera të frymëmarrjes”, thotë Bergman.

Përmirëson disponimin
Në qoftë se jeni të padisponuar, ndoshta pikërisht orgazma është gjëja që ju nevojitet për të qenë më pozitiv. Gjatë orgazmës lirohet endorfini, dopamini dhe oksiticinitet, gjegjësisht hormonet të cilat ndikojnë pozitivisht në disponimin tuaj.

Flini më lehtë dhe më mirë
Kënaqësia që fitohet gjatë orgazmës ju mundëson edhe një gjumë më cilësor. Një hulumtim i bërë mbi 1,800 femra zbuloi se 30% prej tyre përdorin seksin si qetësues natyral.

Ruan shëndetin e trurit
Orgazma nuk është e mirë vetëm për zemrën, por edhe për trurin. Sipas psikologut Barry Komisaruk, orgazma e ushqen trurin me oksigjen. “Gjatë orgazmës, femra pranon më shumë oksigjen se zakonisht”, shprehet ai.

Ilaç natyral kundër dhembjeve
Orgazma mund të shërojë migrenën dhe dhembjet gjatë menstruacioneve. Nëpërmjet të kontraktimeve lirohen toksinet gjatë ciklit menstrual, çka ndihmon në zhdukjen e dhembjeve.

Ul nivelin e stresit
Shumica prej nesh në përditshmëri jemi shumë të ngarkuar me obligime dhe thjeshtë, i lëmë pas dore gjërat pozitive për shëndetin tonë. Gjatë seksit, koncentrohesh vetëm në një punë dhe kjo ndihmon në uljen e nivelit të stresit.

Ju jep shkëlqim natyral
Ka diçka që na bën të shkëlqejmë pas seksit. Hormoni DHEA (dehidrioepiandrosteron), sasia e të cilit rritet gjatë orgazmës mund ta bëjë lëkurën tuaj më të shëndoshë.

Ndihmon në shëndetin tuaj emocional
“Kur e kuptoni trupin tuaj dhe jeni të vetëdijshëm se jeni të aftë për t’u kënaqur, sjellni vendime më pozitive për lidhjen tuaj çka ju bën më të lumtur në jetë”, shprehet psikologu Barry Komisaruk./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • EROSI plak 01.09.2012 / 12:40
    SEKSI DHE ORGAZMA JANË VETË JETA. Dhe ky konstatim është plotësisht i saktë. Dhe njeriu që e DO dhe BËNË seksin me dëshirë dhe me shumë orgazma, jeton aq gjatë sa ti zgjasin edhe këto. Nuk ka rëndsi mosha, veq kënaqësia që jepe seksi dhe finalja e tijë ORGAZMA.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.