Ndodheni
Indeksonline / Lajme
08:29 / E hënë, 27 Janar 2014
7 Komente
Kryetari Muja sot në gjykim

 Në Gjykatën Themelore të Prizrenit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Komunës, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij. Seanca gjyqësore fillon në ora 09:00.

Avokati mbrojtës i kryetarit Muja, Ruzhdi Berisha konfirmoi për “PrizrenPress” mbajtejn e seancës gjyqësore ndaj Mujës.

“Sipas planifikimit sot do të mbahet gjykimi i Mujës.Nuk ka ndonjë ndryshim të kohës”, tha Berisha.

Trupi gjykues vitin e kaluar pat marrë vendim që procesi gjyqësor të vazhdojë me 27 janar 2014. Në këtë seancë gjyqësore është paraparë që Prokuroria të japë fjalën e saj përfundimtare rreth ngritjes së akuzës që ka bërë ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës dhe drejtorëve të tij.
Avokati mbrojtës i kryetarit Muja, Ruzhdi Berisha, ndërkaq pat kërkuar nga trupi gjykues kohë për ta thënë fjalën përfundimtare. Ai preferon që fjalën e tij të bëhet varësisht nga ajo e Prokurorisë.

Berisha në çdo seancë gjyqësore ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që Prokuroria e EULEX-it e ngarkon klientin e tij, Ramadan Mujën. Sipas tij, nuk ka elemente që veprimet e Mujës përbëjnë vepër penale.
Vetë kryetari Ramadan Muja, ndërkaq ka deklaruar se të gjitha vendimet që i ka marrë kanë pasur për bazë interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Prizrenit.

Një prokurore e EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./Indeksonline/


Kendi i komenteve
  • Shkoza 27.01.2014 / 13:22
    Po kush esht ne foto nji person prapa mrapanices se Ramadan Mujes,me siguri qenka Sadik Paqarizi nga Dragobil,ky esht hajn,edhe ne Dragobil kusheriri i Sadikut,esht martua me vejzen e kusheririt,pra edhe moralisht nuk jan te pastert,mjerim mjerim e shume mjerim per Paqarizët e Dragobilit.
  • Dragashi 27.01.2014 / 11:27
    O Ramadan Muja po ty more zoteri hiq mos ta ndien qoshje se Hashim Thaqi se shpejti ka mete liruar nga keto aktakuza qe kinse ti kan montuar.
  • agroni londer 27.01.2014 / 11:17
    Ja pse ska viza ne kosove,vlora qitaku nuk hiqen vizat pse ksi sene,ju e zgjenji popllin po brukselin jo harroni kit muhabet
  • Hysni 27.01.2014 / 09:49
    Prej komentueseve po shifet se Ramadan Muja dhe shoket,e posaqerisht UDB-ashi dhe biri i UDB-ashit,Minir Krasniqi,jane kriminel,hajna,tradhetare dhe spiuj te Serbise ,te cilet nuk kane zgjedhe mjete per te keqperdor pronen publike dhe poshtruar qytetaret e Prizrenit me kamndidimin e serishem te tyre ne zgjedhjet e fundit.Shpresoj kete here se drejtesia do ta jep verdiktin e drejte dhe te argumentuar,pa i marre ne qafe te akuzuarit,por edhe qytetaret e Prizrenit me qendrimin e tyre ne vende udhehqese. Fundja e fundit ,soji i Ramadan Mujes,Minir Krasniqit dhe shokeve te tyre ,jane pengese kryesore e integrimit te Kosoves ne bashkimin Evropian dhe pengese direkte e mosliberalizimit te vizave.Shpresoj se raporti i Lunaqek do te kete efekt ne gjykim te drejte dhe pa ndikim nga politika.....
  • TARRASI 27.01.2014 / 09:20
    MIRE QE PO I AFROHET FUNDI KETI PROCESI KU DENIMIN E MERITUAR DUHET TA MARRE MUJA BASHKEPUNTORET DHE POSAQERISHT IDEATORI DHE KRYEHAJNI I KETI KRIMI TE ORGANIZUAR MINIR KRASNIQI.EDHE ME MIRE DO TE ISHTE QE KY PROQES TE PERFUNDOI SHPEJT NE MENYRE QE EDHE NE PRIZREN TE MBAHEN ZGJEDHJET NE TE NJEJTEN KOHE ME MITROVICEN DHE PRIZRENI TA FITOI NJE KRYETAR QFAR VERTET E MERITON E JO SI MUJA OSE EQA
  • 1244 27.01.2014 / 09:14
    ket qen duhet me denu me vdekje!a dini ju sa hajni ka ber!!! dy villa i ka bler ne SHIJAK ,por nuk ka asgje ne emer te vetin ,krejt BREZOVICEN e ka shite,sa tender ka shite??? o ju hajna ket gurgjulkin e plak ne dubrav ose me grupin DRENICA.
  • 1244 27.01.2014 / 09:14
    ket qen duhet me denu me vdekje!a dini ju sa hajni ka ber!!! dy villa i ka bler ne SHIJAK ,por nuk ka asgje ne emer te vetin ,krejt BREZOVICEN e ka shite,sa tender ka shite??? o ju hajna ket gurgjulkin e plak ne dubrav ose me grupin DRENICA.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.