Ndodheni
Indeksonline / Lajme
19:11 / E hënë, 06 Janar 2014
13 Komente
Protesta në Gjakovë, 4 të arrestuar

Gjatë protestës së sotme të qytetarëve kundër vizitës së ministrit pa portofol Aleksandër Vulin, janë arrestuar 4 persona.

Siç shihet në fotot dhe në videon më poshtë që i ka siguruar Indeksonline, qytetarët janë parë duke protestuar të revoltuar, ku kishin bllokuar rrugët me vetura, ndërsa siç duket, atje janë përdorur edhe shkopinjë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin i cili e kishte vendosur veturën e tij për të bllokuar rrugëm.

Me këtë rast, çdo pjesë e qytetit ka qenë e vërshuar nga qytetarë të pakënaqur për këtë vizitë. Gjatë kësaj periudhe, në ndihmë pjesëtarëve të policisë së stacionit policor Gjakovë, NJSO –Pejë, në ndihmë atyre u kanë dalë edhe policia kufitare dhe patrulla tjera nga stacioni policor Deçan dhe Klinë, duke mbajtur nën kontroll qytetarët e mbledhur në masë të madhe në rreth 3500-4000 veta, ku në veçanti kishte nëna të të zhdukurve me fotografi të të zhdukurve, gra dhe fëmijë.

 
“Kështu, në situatën e krijuar, u është ofruar siguri pelegrinëve dhe nuk ka të lënduar. Duke parë situatën në fjalë, përfaqësuesi i pelegrinëve në vizitë ka kërkuar vullnetarisht që mos të futen në kishë dhe të vazhdojnë rrugën për në Deçan. Fluksi i qytetarëve nga të gjitha anët, mbi 4000 veta, dhe që në çdo kohë shtoheshin edhe më shumë, ka vështirësuar marrjen e masave të sigurisë, mirëpo, edhe përkundër saj, në mënyrë të sigurt janë larguar [pelegrinët] në drejtim të Deçanit, në përkrahje të patrullave të stacionit dhe trafikut rajonal dega në Gjakovë, dhe janë përcjellë deri në Manastirin e Deçanit në mënyrë të sigurt”, njofton më tej Policia e Kosovës.
Policia më tej bën me dije se gjatë rrugës për në Deçan, në lagjen “Dardani”, një pelegrin serb kishte hedhur një gur mbi një veturë civile dhe kishte dëmtuar xhamin e saj, mirëpo nuk është raportuar nëse i njëjti edhe është arrestuar. Policia ka njoftuar vetëm se lidhur me këtë rast, është iniciuar rasti “Dëmtim prone”.
Qytetarët, sipas Policisë, janë shpërndarë të qetë.
Në këtë aktivitet janë iniciuar gjashtë procedura dhe janë arrestuar katër persona ku edhe prokurorët kanë mbikëqyrë punën e policisë në inicimin këtyre procedurave, ka njoftuar Policia e Kosovës./Indeksonline/

/>  


Kendi i komenteve
  • gjakovarja 08.01.2014 / 00:10
    ti drenicak po e shan hashimoviqin e krejt drenica jeni me to mos e votoni
  • gjakovarja 08.01.2014 / 00:08
    ti drenicak po e shan hashimoviqin e krejt drenica jeni me to mos e votoni
  • [email protected] 07.01.2014 / 01:33
    @albini prishtine, Kollaj per ty atje ne pr bon hajgare ,hajde te kjo ktu (nysrete kumnova) qe ja kane shkatrrua shpirtin...
  • Gjilani 06.01.2014 / 22:41
    Ndjeva dhembje dhe rrenqethje kur i pashe nenat me foto ne duar, mu duk sikur shkit hyren per here te dyte. Vetem ato e dine si jane ndier ne ato momente. Ndaj dhembjen me ju, jeni gra te lenduara dhe trimeresha.
  • Shqyptar 06.01.2014 / 22:32
    A edhe ne vitin 2014 ka shqiptarë qe arrestojne shqiptarë per kriminelët shkije a?! Ma mire mos t'i thone vetes shqiptarë, keta shkije qe fatkeqesisht flasin shqip dhe arrestojne shqiptarë. Selam deri atehere!
  • Albini Prishtina 06.01.2014 / 22:07
    ku te merr pjse Nystrete Kumnova merr er te keqe aj vend ahiiiiiiiiiiiii artiste e pa merituar e popullit eshte ,kujtone kur e paten rahatu ne qeveri zani sju nike .
  • ekuqe 06.01.2014 / 22:05
    policia shkije poi ndalojn protestat shqiptare se mukon polic shqiptar nuk i ndalojn se shkijet e kan vendin ne shpi te hashimit
  • Kjo polici në shërbim të kujt është? 06.01.2014 / 21:57
    Të arrestohen njerëzit vetëm pse protesotojnë për të mos lejuar kriminelët të vijnë në vendin e krimit dhe të tallen me viktimat, ky është edhe një krim tjetër ndaj këtyre njerëzve që aq shumë kanë dhanë për Kosovën. Kjo polici duhet ta dijë se është në ato detyra dhe ato funksione vetëm duke iu falënderuar gjakut të derdhur të mija bijëve të Gjakovës dhe Kosovës. Nëse dëshirojnë të tregojnë trimëri, kanë kund dhe jo në Gjakovë. Keni kujdes me popullin e lënduar, sepse kështu vetëm sa ia humbni vlerën vetvetës dhe shtetit tuaj nëse vërtetë e doni me zemër.
  • red 06.01.2014 / 21:05
    Gjakova qyteti ma I shkaterrumi nga lufta. Gjenocide kan bere serbet. Plus atje iu dhan manastirev toka shqiptare. Bravo gjakovar. Populli me juve jemi
  • Gjakova 06.01.2014 / 20:41
    Kjo eshte ne mbrojtje te identitetit dhe gjakut te deshmoreve te komunes se Gjakoves.Nuk harrohet shpejt barbaria serbe mbi popullaten shqipetare.Eshte e padrejt te arrestohen persona qe nuk lejuan ardhjen e vraseve.
  • shiptari i deshtum 06.01.2014 / 20:20
    Krejt kjo esht per perfitime politike te grupeve te interesit asgje nuk esht ne interes te kosoves e shiptar po naive jeni
  • Ilyrijan Ardikt 06.01.2014 / 19:47
    Ne Gjakove nuk dojm Serbe ketu ka kulture ketu ka Kufinje ktu jemi Shqiptar ketu Frymojme dhe shijojme Jeten dhe Traditen Shqiptare.
  • Drenicaku! 06.01.2014 / 19:22
    ju duhet te denoheni me varje pse po dilni me protestu kunder vllaut te hashimovicit, o shqiptar sna ka met sen tjeter veq me dal me ba llug ose me ba vetvrasje ma kshtu nuk ecet te shtypun nga turqit nga serrbet e tash nga vet gjaku i perzier shqiptaro-serrbo-turk
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.