Ndodheni
Indeksonline / Lajme
22:39 / E diel, 08 Dhjetor 2013
73 Komente
Bashkëshortja e Astritit, letër të hapur EULEX-it

Bashkëshortja e Astrit Krasniqit, pronar i Kompanisë "Play4Win", është e shqetësuar me faktin se burri i saj më vëllain e tij, po dyshohen për krim të organizuar. Ajo i ka shkruar një letër të hapur Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) më anë të së cilës shpreh indinajten e thellë përkitazi me rastin.

Më poshtë gjeni letren e pa redaktuar të Jeta Rukiqit, bashkëshortes së pronarit të Kompanisë "Play4Win", Astrit Krasniqi.

Letër e hapur – EULEX-it

Sigurisht, jeni te informuar se kohë më pare EULEX-i ka arrestuar dy vëllezërit, pronarë të Kompanisë “Play4Win” dhe “Apex” sh.p.k – Kosovë, një biznes i suksesshëm i Lojërave te Fatit në Kosovë. Një biznes që i solli Kosovës brenda vetëm një viti të hyra në vlerë prej afro 7 milion eurosh, qe i janë paguar Administratës dhe Doganës shtetërore.

Astrit dhe Arben Krasniqi, pa pritur, po cilësohen si grup i krimit të organizuar!!!

Është e çuditshme, pse ndodhen këto arrestime e është edhe me i çuditshme, momenti se kur dhe si kanë ndodhur ato. Por, para se të kaloj në shpjegimet, do të ndalesha të jap një përshkrim të shkurtër të figurës së Astrit Krasniqit, kusht është Astrit Krasniqi? Që në moshë të re është shpërngulur në Austri, pasi babai i tij punonte dhe udhëhiqte një biznes të mesëm të ndërtimtarisë. Krahas babait të tij, Astriti qysh në moshën 18 vjeçare ka zhvilluar dy biznese te suksesshme. Përfaqësues i “AGIP oil” dhe një kompani e tjetër për mbledhjen dhe transportin e hekurit “ Krasniqi GmbH”. Këto dy biznese i kanë siguruar atij shuma të mira parash. Mirëpo, kjo nuk i mjaftonte Astritit…

Ai dëshironte që fitimet e tij dhe sukseset, t’i bartëte në vendlindjen e tij, në Kosovë.

Në vitin 2005 ai u kthye në Kosovë, kur edhe themeloi Kompaninë; “Play 4 Win” sh.p.k. Ndërkohë ai kishte siguruar të drejtën ekskluzive dhe ishte përfaqësues i vetëm i Kompanisë Austriake “Apex” për Kosovën. Kjo licencë si duket sa ishte e mirë për biznesin e tij të suksesshëm në Kosovë, po aq edhe fatkeqësi e tij. E them fatkeqësi, sepse me sigurimin e kësaj licence filluan edhe telashet. Biznesi rritej, sepse ai ishte i vetmi qe mundi t’i ofronte tregut kosovar pajisje cilësore të njohura për të gjithë në fushën e lojërave të fatit. Mirëpo, autoriteti dhe figura morale Astritit filloi ti cenohet. E cenonte dikush, që nuk mund t’i konkurronte “Play 4 Win –it”, apo dikush, që synonte të futej në tregun Kosovës, e që nuk kishte nevojë për konkurrent sepse e donte dominimin e plotë në sektorin e lojërave të fatit.

Vetëm një ditë…vetëm një ditë pas arrestimit, në mediat e Kosovës mbiu shpallja për vende të reja të punës. Këtë shpallje po e bënte një kompani e panjohur për tregun kosovar. Fjala është për “Grand Kazino”, një kazino, hapja e së cilës paralajmërohet … Kjo kazino e re pritet të hapet, askund tjetër pos në hapësirat e Hotel Grand Prishtina, objekt ky, pronësia e të cilit kontestohet edhe sot e kësaj dite, madje edhe në procedurë gjyqësore.

Athua, kush do të kishte kaq guxim qe të investojë në një objekt, statusi i të cilit nuk ofron kurrfarë sigurie për investitorin? Athua do të investojë në një objekt të tillë dikush që nuk ka garanci të forta se investimi i tij nuk do të shkojë kot, pa garanci se nuk do të nxirret nga objekti një vit pas futjes së tij në objektin për te cilin pritet fjala e fundit e drejtësisë?

Pas një muaji të arrestimit, të ënjtën, në agjendën e kuvendit të Kosovës është future draft ligji I ri për lojërat e fatit. Nga foltorja e kuvendit kërkohej “ se duhet të mbyllen bastoret, se duhet të mbyllen lojërat e fatit me aparate automatike, por askush dhe, me asnjë fjalë të vetme, nuk përmendi kazinotë”. A nuk është paksa e çuditshme kjo? A po mbrohen interesat e “ndonjë peshku” të madh e po flijohen peshqit e vegjël? Pse dy kute? A mund të shpie kjo me të drejtë në dyshimin edhe të përpjekjeve për ndryshimin e ligjit me qëllim të përshtatjes së nevojave të dikujt?!!!

Kush është prapa Grand Kazinosë? A është e rastit që lajmi për hapjen e tij të ndodhë mu në javën kur arrestohet pronari i kompanisë më të suksesshme të zinxhirit të Lojërave të Fatit ne Kosovë?

Madje , paralajmërohet hapja e kazinosë e cila është në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi. I është lënë mundësia të hap kazino, në distance shumë më të vogël se 1.5km që parasheh ligji, distancë kjo që duhet të ekzistojë mes kazinove dhe institucioneve kulturore - arsimore, institucioneve historike,fetare dhe pronës komunale ( Neni 60, pika 1.7, Ligji nr.04/L-080 i Lojërave të Fatit). Me fjalë të tjera pritet hapja e Kazinosë as 300 metra larg Rektoratit të Universitetit, më pak se 200m larg Fakultetit të Arteve, më pak se 400m larg Shkollës Fillore “Faik Konica”, dhe të institucioneve tjera publike.

Pastaj shtrohet pyetja, përse i gjithë procesi paralajmërohet të ndërtohet mbi dëshmitarë të mbrojtur? Sa kredibil mundë të jetë një proces gjyqësor, me akuza kaq të rënda, që ndërtohet mbi dëshmitarin ‘anonim’??? Shumë pyetje pa përgjigje, por që nxjerrin në shesh dyshime të shumta, se fjala është për rënien e serishme në grackë të EULEX-it, i cili siç ka ndodhur edhe më herët, ka hapur procese “të mëdha” , me dyshimet kinse për korrupsion e krim të organizuar, por i ka liruar më pas viktimat duke i gjetur të pafajshëm.

A nuk po na flet diçka rasti i ish guvernatorit të Bankës, ish Drejtorit të Aeroportit ?... e tëtjerë.

Kemi të drejtë të dyshojmë se edhe ky proces mund të ketë një fat të njëjtë me të. Astrit Krasniqi nuk ka qenë aktor relevant në politikë e as në politikëbërje, por pa dyshim është person relevantë në sektorin ekonomik. Një kompani me 300 të punësuar nuk është për tu nënçmuar. Për më tepër, kur dihet se “Play 4 Win” është kategorizuar në njërën ndër korporatat më të mëdha të Kosovës. E në Kosovë siç dihet, nga mbi 100 mijë biznese, as 80 prej tyre nuk gëzojnë statusin e biznesit të madh.

Dhe, elementi që vret!!! Astrit Krasniqi, biznesmen i suksesshëm në Austri dhe në Kosovë, biznesmen që lënë miliona euro në formë taksash për vendin e pazhvilluar si Kosova, e mos të përmendet shifra, sa janë dhënë për ndihma humanitare, ai tani akuzohet për Zhvatje!!! Imagjinojeni, për zhvatjen akuzohet një njeri që ka një jetë stabile familjare dhe financiare. Një person, që nuk ka nevojë për diçka të tillë sepse pas tij, përkundër sfidave të mëdha që kishte në të kaluarën, kur kishte përpjekje të mëdha ta zhvatin atë, ia doli që pas vetës të lë vetëm suksese dhe një bilanc të pastër jetësor e financiar.

Këtë akuzë po e bëjnë “dëshmitarët e mbrojtur”, pra dëshmitarë anonim!!! Unë nuk dyshoj në pafajësinë e Astritit, por me këta rreshta desha të ngre çështjen se si do të ndihet drejtësia kosovare dhe ajo e EULEX-it, kur Astriti do të shpallet i pafajshëm. A do të kthejnë kokën EULEX-i dhe drejtësia në pasojat dhe gjurmët që i lënë në gjykime të tilla personat që I arrestojnë nën akuzat e dëshmitarëve anonim e nuk përjashtoi fare mundësinë,edhe nën ndikimin e akuzave që ngrenë persona me kredibilitet të rrënuar njerëzor e moral. A s’kemi pas raste të tilla? Të kthejmë prapa shiritin dhe të kujtohemi për fatin e disa individëve që janë zvarritur, padrejtësisht, nëpër procese gjyqësore e që pas dy e tri vitesh janë liruar si të pafajshëm? A kemi menduar ndonjëherë se çfarë pasoja lanë arrestimet e tilla të padrejta, tek të pafajshmit e tillë, tek familja dhe fëmijët e tyre?

Me këtë letër të hapur nuk dua ti bëjë presion në asnjë mënyrë as EULEX-it e as organeve te tjera të drejtësisë. Por, dua të shpalos kontekstin dhe rrethanat, që kanë nxitur tek unë dyshimet se EULEX-i kësaj radhe ka rënë në grackën e grupeve të mëdha të interesit, që janë ndeshur me interesat biznesore, të një kompanie të suksesshme, siç është “Play4Win”.

UNË BESOJ FUQISHEM NË DREJTËSINË DHE PRES FJALËN E SAJ.

Shkruan: bashkëshortja e Astritit, Jeta Rukiqi


Kendi i komenteve
  • play4win 13.02.2014 / 02:14
    asken se kan marr ne rrug apo me zor me shti me lujt krejt me qefin e tyre kan lujt edhe lujn krejt jan ne at mosh qe edin qka o mir e qka o keq
  • Dije 12.12.2013 / 11:42
    È more te mjer po keni kohe te shkruani gjera qe nuk ju perkasin juve , zotrenjet ne fjale kane punuar gjithher ne menyre te ndershme dhe trasparente duke ju ndihmuar secilit qe i ka trokitur ne porte , dhe me pune kane arritur gjithe ate qe e kane . Kisha pase deshire me dite se sa vende te punes keni kriju ju qe po shkruani pa pasur njohuri ne materie, por ska lidhje ne shqiptaret jemi keshtu gjithher e injoroim tonin per te huajin. È ju kisha keshillu sa humbeni kohe duke shkruar punoni, se koha e tregon kush ka te drejt , vetem edhe pak durim se è verteta do te del ne shesh. È Kosova ka nevoi per djem sikurse Arbeni e Astrit Krasniqi .
  • cimi 12.12.2013 / 06:32
    Kumora eshte haram , ato pare qe i fiton (apo i keni fituar juve) kurr per jet skeni me jau pa hajrin , jane pare te flliqura kete dijeni ju e nderuar dhe te gjithe te tjeret. ''Paraja e fituar (haram) pa djers kurr nuk mund te shpenzohet ne hallall ( ne vend te duhur, ndersa para e fituar hallall (me djers) nese nuk keni mend dhe jeni bo krejt hajvana keni me i shpenzu ne haram. Prandaj kujdes kujdes shume se jau hangren kryet keto flliqtira nkete Kosoven edhe keshtu e lodhur ekonomikisht.MOS LUANI BIXHOZ PO KURSENI PARAT TUAJA ME NI VEND VETEM PER NJE MUAJ DHE DO TA SHIHNI SA DO BEHEN DHE SA KENI PER TJAU DIJT VLEREN KETYE PARAVE TE PASTERTA. ju pershendes
  • eulex 10.12.2013 / 20:18
    eulex nuk burgos askend pa fakte ket ta keni te qarte.
  • Qytetar 10.12.2013 / 15:57
    Po me vjen mir qe gruja e tine paska ra kaq Posht me dal me i shkru eulexit leter po me siguri ketu esht vetem ni problem qe kja gruja paska met pa pare se kja esht msu me i hargjit ka 50,000 euro fustana me pare te kazinov tuj i vjedh qytetaret e sa i Perlket ati rrugaqit aj esht reugaq i baushtelles qe ka punu atje me kaci e vjen ktu e shet mend. Ishalla kalbet ne burg.
  • A'I'K 10.12.2013 / 15:31
    ni pytje per civilin: mos e ke pas per detyr me ju montu najsen ti ? per me shpernda drog e me vjedh dukat jon policia se shum ju shkon per dore Hajnia ...sikur krejt Qeveria
  • Peja 10.12.2013 / 11:33
    Ju krejt qe shkruani jen ka lodhi kot se eulex nuk meret me llafet e juve ju krejt koki qasi se paski pas nevou me shku me provu fatin shkoni more luni si dihet fati esht fat me nje euro mundesh me i fitu 10.000
  • Teuta 10.12.2013 / 10:08
    Këtë letër e ka shkru Ramushi, se keta dy vllaznia jane donatoret kryesore te ramushit..e Ramushi kujdeset per sigurine e tyre.....futeni ma thelle ne investigime dhe do te shihni qe ashte ashtu siq po them....
  • Kungji n"ven-nga Drenica 10.12.2013 / 09:49
    Po zonja Rukiqi, tash po derdh lot krokodili aaa, ah sa e dhimeshme, nese eshte bere veq me djers!. keshtu qysh po thuani: athere sigurisht se eshte ti nuk mund te jesh e mitur vazhdo rrugen ku ta la yt shoq te berit biznes, mos e ndal zerin e arsyes
  • eulexi 10.12.2013 / 05:01
    duhet ligji per zhdukjen e lojrav te fatit edhe shum probleme zgjedhen , njerezit qe merren me kumor e me fajde jan njerezit ma te kqijt edhe e meritojn burgun
  • Civili 10.12.2013 / 01:07
    Zonjes Rukiqi ju kisha lut mos ban publike letra drejtuar eulex edhe mos ti mbron te akuzuarit pa argumente une dikun 128orë vezhgim i kam atu para se mu ba arrestimi kom pa shum levizje shum ngjarje qe aty osht bazë e te kqijav te ni ML me regjistrim austris ban shperndarjen mendoj te droges edhe te arrestuarit per mendimin tem jan kriminela edhe duhet te jenë ne burg.
  • Mici 10.12.2013 / 00:43
    Qyrne bre cka fletkjo grue e pa shpirt. Thot se kan bere investime te medha ne RKS dmth kock,bixhoz po a ka bre investim ma te flliqet se kto lojra? Ani 300 vende pune Thot pse nuk Thot qe 300 mij familje jan shkatrru nga keto lojna te pista. Dasht zoti e burgim te perjetshem per ket far te flliqt edhe mshele gojen se edhe ti je qasi pise dilmi je martu me pis
  • Blendi 10.12.2013 / 00:36
    O njerz tprisht menoni pak as astriti as arbeni kerkujt nuk ja kan qit alltin nkry me ja bo luj po secili qe ka hi qaty ja ka kojt me fitu e jon hyll ajo osht tjeter pun e tash ja lojn fajin ktyne. Kjo osht thjesht biznis a ka ma sevap se me marr paren e budalles
  • nn 09.12.2013 / 23:09
    Zonja Rukiqi, a ia ke ba naj her vetit pytjen,, a thu si jetojn qytetaret e Varfer qe i jep qdo dit RTV 21 e shum kanale tjera,, e ti ndoshta nje pal sandalle i ke 200 euro, ose a e di si paguhen partit politike ne Kosov, e mos me pas qeso far Astrita e Arbena me i qit ne sken si me ia ba ata far ,,BOSSAT" e mdhaj. Po nejse une prap kam shpirt ishalla te kthehet ai far tipi te shpija e i kthehet t mares, a qeto far fitime qe i ka ba deri sot ishalla iu konfiskojn te gjitha madje edhe centin e fundit ne protofol e nisnja prej zeros provone edhe ju niher si do ishte mos me pas as edhe 0.30 cent per nje buk ne mengjes, nejse ezgjata shum po ishalla drejtsia e jep fjalen e fundit cila do fjal qe te jete, veq mos me pas vonesa e spektakle po me kan nime te drejt.
  • Tasim Berisha 09.12.2013 / 23:05
    Ju e dini mir sa ju ka kushtuar martesa e juaj ne Qender te Pejes me qindra mija ero keto kan qen paret e haramit qe i kan lan ndoshta femit pa buk per te lujt aparate ju e dini mir se sa polic kan marr rroga nga kta dy persona ju e dini mir sa gra kan mbet peng per shkak te borgjit e shum tjera qe s ,ja vlen as te komentohen
  • Neutrali 09.12.2013 / 21:17
    Me keqardhje i.lexoj kto komente ,ndoshta ata qenkan te kqinj kriminel etj po ju me.kto akuza e kto fjale te nivelit me te ult cfar jeni? Me vjen keq per ju me te vertet merruni me pun tuaja.
  • KOSOVA 09.12.2013 / 19:28
    se di qysh pe ndin vete DAFINA DAUTI gruja tjeter e astritit a ju ka dhimt a jo se jon mbet pa sponzor tash
  • PRISHTINA 09.12.2013 / 18:51
    JU 300 PUNTOR I KENI PO 2MILJON QYTETAR I KENI FIK DEJ NE TEMEL EDHE GRAT I KAN SHIT NJERZ VEQ ME LUJT APARATA AFRIM MUQIQI QATY O FIK 700MI EURO I KA ME FAJDE E KREJT PARET TE JU I KA LON KTA HAJNA KUR SDUHET MI LSHU SE EKAN FIK POPLLIN
  • agimi 09.12.2013 / 17:59
    po kta diqysh ju vjen sa njerin e kan marre qafe ani 7 milon thone ka pagu tatim a sa parja u derdhe zezen atu 700 milon rrnofte daut haradinaj per ksi sene edhe tkij i vjen fundi se njersen e dikujte smunesh kurre me ja hanger
  • Oj zonje 09.12.2013 / 17:37
    A e din qe e kan rjep popllin me kta apexa bre Zoti ju vraft qysh ka me ju vra si n'ket bot si ne tjetren,kurr prej burgut mos dalshin bashk me ramush haraqdinaj
  • Pa emer 09.12.2013 / 17:21
    Hahahha siq duket ju ka hi ngjak edhe plotikanave te mdhaj me pas lojna te fatit, ose jon bo marak me lujt kta te mdhajt e po tuten mos po i kapin kamerat tuj hi me lujt. Jon msu para lufte me shku ne beograd me lujt nejse kta nburg edhe kta tluftes qe kan luftu per qlirimin e kosoves po i merr eulex ne burg athu tash kush e ka radhen me hi ne burg ?
  • Zyrtari 09.12.2013 / 15:04
    7 milion shtetit taksa e qytetarit sa ja kan marre ?
  • Albani 09.12.2013 / 15:00
    Nuk eshte per tu quditur se qfar shkruani, sepse ju jeni shkalla ma e ulet, mos e keni shetit boten dhe keni par. o Popull ne ter Boten jan Lojrat e Automatat, dhe askush nuk i ka shti askend per te luajtur. Jam e bindur se as nje nga ju nuk jeni te punsuar vetem uleni e shikoni e paragjykoni. Astrit e Arben Krasniqi jan biznismena qe kan biznese edhe ne Perendim dhe ata kur kan dal si te ri nuk kan ndejt (Arbeitslos)pa pun,por jan shkolluar kan punuar edhe kan ardh ne kosov me investu. Hajde po u mbyllakan Automatat ne Kosov po qka do i beni Europes qe te gjith djemt qe i keni ne Europ flejn neper automata. Kend keni per ta gjykuar pastaj! Shpresoj Jeta per ty qe se shpejti Astriti dhe Arbeni do lirohen e do dal ne shesh se kush fshihet pas gjith kesaj! Astriti e Arbeni jan dy djem qe ju permbajten ligjit pagun tatime, ndihmun shum familje . Kqyrni Kryeministrin, ministrat e shteti tuaj se qfar bejn pasurohen per vete dhe se kthejn koken kah te varfurit, ndersa kta dy Fukarave kurr nuk i kan kthy shpinden por qdo her kan hap zemren e ju kan ndihmu. Ne kosov qdo her kush ka dasht me lujt kan lujt ne qdo menyr me kusht me letra e shum e shum menyra e automatat jan vetem nje generation i ri e asgje me shum. Astritit e Arbenit e ter Familijes Krasniqi gjith te mirat zoti ju dhasht te mbaren ju pershendes
  • liki 09.12.2013 / 14:07
    po mej mshelen hastriti bastoret athere ku po mbesin nja 7 mij puntor ajav jep shteti rrogat ose aju mban shteti familjet bre veq nje afer 7mij familje mbesin pa pun
  • baba 09.12.2013 / 14:02
    veq edhe Lutfi Zharku duhet me ju bashkangjit me dautitn per me plotsu ekipin
  • Per komentuesit 09.12.2013 / 13:48
    Mos u merrni me kesi gjera, se keta njerez si tipat e ketyre qe hapin kesi lojra te felliqura, nuk ja vlen me u marr fare me ta. InshaALLAH ALLAHU e udhezon edhe i nderpret keto lojra te felliqura, qe e vjedhin popullin. Nuk ka pas faj Gatuso, qe ka thene: Qka marrin vesh grate ne futboll. Edhe ti ma mire rrij ne shtepi e shikoje familjen e thuaj burrit le ta ndalon kete biznes/hajni se po ju sprovon Zoti ne fdemije apo edhe me keq ndokund.
  • DARDAN AVDYLI 09.12.2013 / 13:45
    KTA VYN MI VIR MIDIS QYTETIT SE NA KAN PRISH KREJT FAMILJET ME APARATA MBARE JU KOFT MORE QAFIRA
  • toni 09.12.2013 / 13:13
    vetem ni sen qe po e sho ne komente nese kane hy ne kazino me lujt kerkush si ka faj me zor sma mer mendja qe i ka shti najkush a....
  • Ferizaj 09.12.2013 / 12:14
    Mbrenda vetem nje viti 7 milion tatim!!! Po sa milion te kosovareve dolen jasht kosove nga kjo kompani? qka morri kosova per ato para te humbura sa qytetari ka humbur aty . Me te vertete secili duhet te kete pergjegjsi per veten dhe sjelljet e tij por edhe shteti e shoqeria gjithashtu .
  • joni 09.12.2013 / 12:01
    i paska shti n gjynah gjyqin kjo se ata melaqe ken po a me pun i kan ba paret kta muta po sa njeri ka ba vet vrasje prej ktyne lojrave falso duke manipuluar me lojra duke jav marr jeten njerzve duke u pasuruar me jeten e njerzve po kta sduhet kurr me i leshu prej burgut edhe ket gruen e tyre duhet me fut n burg qi i perkrah krimin kta e kan shkattru kosoven duke i quar paret neper serbi
  • roleti 09.12.2013 / 11:45
    harami shkon te harami
  • Populli i vetëdijësuar 09.12.2013 / 11:43
    Ti grua e mjerë e një milioner të bërë me paratë e popullit të varfër, të këshilloj se këtë burrin tëndë e ka zënë haku i fukarave të cilët edhe centët e fundit të tyre i vendosin në këtë lojë që është si droga. E këta tjerët që po dojkan me hapë këtë grand kasino ka me i zënë fati i njëjtë. Më falë që duhet të përdorë këto fjalë, po ju se meritoni më mirë: MUT playforwin, MUT grand casino. Madje na thua se ju i paskët kontribuar 7 miljon buxhetit të Kosovës!!! Na thua se sa ekonomi familjare i keni rrënuar, shkatrruar, sa familje duke shpresuar fitimin i keni degraduar, sa fëmijë të mësuar mbrapsht. HUMBJA ekonomike e Kosovarëve e llogaritur kështu është miljarda. Edhe dimë të kalkulojmë, veqse dimë të kalkulojmë në të mirë të popullit, e jo si ju bërlloga të kësaj shoqërie. Pse nuk diti ai bërllogu i ashtuquajtur pronar i play for win, të sjell ndonjë ide që ia vlenë nga Austria, të sjell diçka të na mësoj se si prodhohet djathi, qokollatat austriake, etj, etj. Atëher po të gjithë do të ngriteshim për ta mbrojtur biznesin e tij me 300 të punësuar. Sa për kështu jo në burg po me hell të shkohet është pak.
  • Peja 09.12.2013 / 11:37
    Eeee moreee popull i mjer.. Folni pa e dit per qka osht fjala.. Hallall i qoft ksaj vajze qe e ka mar guximin me ju kundervihet EULEXIT po juve qe i jepni kto komente Turpp ju qoft.. Se askush me zor nuk ju shtynme lujt. Kam udhtuar ne shume vende po askund nuk jan te ndaluara Bastoret e as Kazinot..PO FATKEQSISHT NE KOSOV NESE KI PARE JE KRIMINEL. E qyky Astrit Krasnniqi ka shtii shum Njerz n pun besa besa ka ndodh qe ka punsu edhe pa pas nevoj vetem qe ti ndihmoj popullates.. E se fundi i ka ndihmu shum ekipit te zemres ton K.F BESA me 150.000€ pa asni perfitim personal vetem nga dashuria qe ka per qytetart e vete..
  • x 09.12.2013 / 11:33
    Njerez disa gjera: 1) Lojerat e fatit egzistojne ne krejt boten, perfshi edhe ato vende me te varfera se Kosova; 2) Nese nuk shkon ne apexa atehere ki me qindra opcione tjera permes internetit...bwin, etj. 3) Sa i perket hetuesise: Te shohim provat dhe deshmite. Ne Kosove gjthkush per gjithkend eshte deshmitare se krejt me pune tjetrit miren. Po nese eurlexi konstaton se ska veper penale te karakterizume atehere e liron, sikurse tjeret. 4) Diference lojera fati/Kazino, per mu eshte e njejta. Te dyjat jan lojera fati. 5) Perndryshe, mos harro se shteti forcohet dhe ka me u forcu hala ketyre viteve. Kjo nenkupton se ska me pas ma pastrim parashe. Kazinot e lojerat e fatit nuk jan veper penale po jane ato perreth: pastrimi i parave, kercenimet, raketet etj. Kshtu qe duhet me pas kujdese rrethanat kan ndryshu edhe do te ndryshojne me shume. Kur i arrestojne per krime lufte shqiptaret, imagjino tash sa leht e kan me i arrestu per ksi lloj veprimesh.
  • Jetoni 09.12.2013 / 11:06
    Te gjith ata qe merren me keto lojra jan njerz te pashpirt te poshter te cilet jan ne gjendje me i mbyt popullin vetem me mbrri deri te pasurija. Si kisha lon kurr me pa driten e tyre. E lus Zotin qe ai ligj ne parlament te aprovohet dhe ti mbyllin te gjitha keto lojra te fatit.
  • Ardiana 09.12.2013 / 10:02
    Mere popull i mjer pse jeni te prirur me akuzu pa i ditur punet ne thelb. Lojerat e fatit cdo vend te botes ekzistojn.
  • une 09.12.2013 / 09:59
    1.5km që parasheh ligji, distancë kjo që duhet të ekzistojë mes kazinove dhe institucioneve kulturore - arsimore, institucioneve historike,fetare dhe pronës komunale ( Neni 60, pika 1.7, Ligji nr.04/L-080 i Lojërave të Fatit). Me fjalë të tjera pritet hapja e Kazinosë as 300 metra larg Rektoratit të Universitetit, më pak se 200m larg Fakultetit të Arteve, më pak se 400m larg Shkollës Fillore “Faik Konica”, dhe të institucioneve tjera publike. kto qe I ke shkru moj ti gruja e kti pronari te ktyne kazinove, a e din se ku I ka burri yt kazinot, a din qe ka kazino edhe lojra te apeksave edhe ne ambiente as 15 metra larg shkollave fillore, te Qafa e ki shkollen Meto Bajraktari, ne Breg te diellit afer shkolles fillore Iliria e ki Apex edhe Play 4 Win jon larg vetem 30 metra larg, kur se din se qfar kriminlei e ki burrin, trus te shpija e mos e hap gojen, se veq plum meriton kurgjo tjeter, kurv.
  • Pasha 09.12.2013 / 09:40
    Si me pa shkrue me dore te vet avokati Destan Rukiqi!
  • lira 09.12.2013 / 09:39
    po mir po ja ban popullit kerkush mezor nuk po i qon me lujt aty kazino ne gjithe boten ka
  • driton 09.12.2013 / 09:35
    Une po jap mendimin tim mpersonal , i kisha lan me hy vetem ata qe i kan ne bank ma teper se 10000 euro dhe punojn ne institucione qendrore njerz qe kan kompani te mdha vipat edhe 70% te neto fitimit me ja ndal kompanis per intresa publike se keta neve na i kan marr keto pare edhe te pakten bile nja 70% me pas mundesi me i rikthye
  • hyseni 09.12.2013 / 09:12
    lojrat e fatit a si do ti themi nuk i sjelli te mira as kosoves e as popullit te saj ky eshte fitim i piste edhe pse per dikend jane shifrat e fituara me rendesi pa marre parasysh menyren se si i fiton kjo pune eshte e ndyre edhe fund tash euleksi ju ka faj turp.
  • ????!!!! 09.12.2013 / 08:57
    Shme pike pyetje e shume pikequditese kane keto "lojrat" e fatit.Nese jane te sakta keto qe po thot kjo grua diqka po kundermon ..
  • flotra 09.12.2013 / 08:55
    Ramushi ju qet tash nga burgu
  • plickin 09.12.2013 / 08:40
    marre sdi zoj akini thmi sdi qysh kuzoni me i yshqy thmit me pare te kazinoz po mire ja boni skamnoreve centin e fundit e lajn ne aparata per shkak skamjes mendojn qi fitojn marre ju koft allahu ju denoft ty dhe familjen tuaj se i kini shkaterru shume familje shkaki i kazinove
  • bedriu 09.12.2013 / 08:30
    Mafiozet dhe hajnat i gjvesh euleks qy biznismen ne Austri hajnat e Gracit po qfar biznisi kan pas keta te gjith i njoin se vete me gjipa jan sjell neper Austri tash masi jan te pafajshem gjygji i vendos jo une e ti veq nja ta dini qe kete soj gjallese duhet me shti ne burge me perveqsue zanatin e pisit i ikini ofru te mira Kosoves qfar te mire me fike rinin e fikt qfar te mire me i hargju edhe ato pak cent te femijve po shifet ne vajn e saj nuk eshte fjala moral se ku ka kock ka prostitucion ka krim edhe terorizem andaj zoti EULEKS mos e lesho nga dora per kastrimin e ketyre banditve ku
  • kazino boy 09.12.2013 / 08:23
    gruen e tij ma shume e paska kap gajle qe po u hapka nje kazino tjeter e me ju bo konkurrenc.Pasuri me pare te pista, duhet me te ardh marre me jep deklarata publike per nje person qe merret me nje biznes te tille qoft ai edhe burri yt.
  • Toni 09.12.2013 / 07:56
    Ehh Sa grate kan met pa burra pikerisht prej Play4winit!! Turp te kesh ti gruja e mashtruesit! Kesi lloj taksa nuk i duhen kosoves!
  • ngoni 09.12.2013 / 07:17
    harami shkon ne haram a po mendoni se puntori ka shku me lujt bigjoz te astriti haa kan shku do mjeles te bugjetit do hajna do dallaveraxhi etj qe kan fitue pare jasht normave te moralit
  • ngoni 09.12.2013 / 07:17
    harami shkon ne haram a po mendoni se puntori ka shku me lujt bigjoz te astriti haa kan shku do mjeles te bugjetit do hajna do dallaveraxhi etj qe kan fitue pare jasht normave te moralit
  • Gjagji Enver 09.12.2013 / 06:57
    Lojrat e fatit ose -lojrat e dreqit,djallit-ka qen mbyllull ka here,keto nku jan lojra ote mahi por jan mashtrim i rinis e popullit qe ne njifar menyre duke i mashtrue njerizi e duike ju qiti me pi gjera te ndryshme ye perziara me drog,lere qe popullu u sakatos por edhe ne ato lokale po perdoret droga,andaj e falenderoj vendimin e parlamentit te kosoves dhe e uroj nga zemra.
  • BARDHI 09.12.2013 / 05:05
    O ZOTI I DENOFT QE I KAN QEL MAS PARI 7 MILION KA HYRE NE ARKEN E SHTETIT 170 MILION ESHTE VARFERUA POPULLI ZOTI E ZHDUKT KETE FARE Q
  • Vali 09.12.2013 / 04:33
    Mbyll ni kasinot
  • Baca Syle 09.12.2013 / 03:56
    Une e pershendes jeten edhe met thon te drejten pirtova me lexu krjet ket muhabet. Po me vjen mire qe Krasniqt kan qe edhe jan te interesum me qel pune biznese ne RKS po ku bre bash me Kumora me Haram me dallavere me qel kesi lloj biznese ma mire ish kon me u mer me Heker e me qel jan send qe prodhom se sa " lojra te fatit" se neve ne RKS krjet ne rregull i kemi senet ve me "lujt me fatin" kemi met pak keq. Ishalla i dermojn burg.
  • nina 09.12.2013 / 03:14
    Eh mori Jeta Rukiqi sa njerin e kan mar ne qaf kta APEXA veq un sa njof...
  • Adriani 09.12.2013 / 01:42
    Thone 'gruaja e merr vesh e fundit'. Kam pershtypjen se kjo e gjora nuk di asgje.
  • Endrit 09.12.2013 / 01:41
    Per krejt ju qe po thuni qe i ka fut njerzt nborgje e sene vene . Kerkush kerkan nuk e fut nborgje se aj nuk vjen met marr te shpia me than ajde luj po faj kan ata qe lujn aty . Se mu krejt mem than shko luj skisha shku a biznis me to kisha qel se ka fitime marramendse
  • burimi 09.12.2013 / 01:31
    Oj moter, nese e ki astritin burr e njeh mire. E nese se njeh atehere se ki burr, une e njoh edhe burri yt oshg i zhytun ne krim ekonomik deri ne fyt. E met kallxu kudh osht burri yt shko vete Ramushin.
  • Alban 09.12.2013 / 01:28
    mendoj se kush perfshihet ne loj kumori qfar do lloji qoft e humb ndershmerin e tij por kjo qka po thot edhe po lidhet pse me sa e kuptova un kjo po aludon te klani haradinaj se ata e kan uzurpu grandin dihet shum mir se para pak dite n perishtin u hap nje lokal i ri i veqant e i cili gjindet ne katin me te lart te hotelit grand aj u hap nga nje njeri i ramushit bile gruaja e ti e ka mbiemrin e njejt me te pra haradinaj kinse aj e ka hap po e verteta esht se pas kti lokali t ngjajshem me ate te pandores ne dragodan qe sillet rethvetes qendrojn klani me pasuri te mistershme haradinaj t cilet me sa duket e paskan mar edhe nalt edhe posht objektin e grandit n menyr te pa regullt siq din ata ndersa sa i perkte betejave te ashpra per kazinot n prishtin para nja 5-6 vitesh pat ndodh ni eksplodim e me pastaj edhe shkembim zjari mes personit agim cuna edhe haradinajve per zotrimin e king kazinos qe esht mas teatrit afer fakulltetit ekonomik sod aj objekt punon si motel me sa duket n kit pun kokan perzi ata edhe pse kush perzihet me keto pun nuk sheh hajr mos n kit bot n at tjetren jo se jo zoti na rujt prej sherreve te ktyne matrapazve
  • Toni pr 09.12.2013 / 01:22
    O popull o budall po kasinot jon t licencuara n krejt boten po krejt kompanit qa veproj n kosov jan t vendit po konkurenca me shtetin pis po futen n treg vet q perfitimet me shku n turki e jo me met n kosov po kush me zor spo i shtin me lu po afer shkollav jo afer institucioneve jo . Ja det mshele krej ma mir mu mshel krejt kish me qen fenomen . E jo vendorin mbylle e turkut jepja shancen me na myt krejt o popull vedisonu
  • Hoxha 09.12.2013 / 01:19
    Mir pi dika kjo gruja e vet bre per kasino e per krejt po a e din sa paret e pupullit i ka honger ky e sa njeri u vra e u plagos sherri i tyne a mendon qe keni mi trashegu ato miljonat e popullit te varfer qe i keni hipnotizu me aparata qdo qoshe te kosoves e keni mbledhur edhe centin e cundit te fukaras edhe po don nje jet me pas pa telashe e probleme a jo jo nuk shkon qethmon kungulli mbi uj aty duhet te ju konfiskohet e gjith pasurria
  • kiiijk 09.12.2013 / 01:06
    Qitu po shihet se edhe gruja koka asi tipeshe qe po ta thithka gjakin, po a mire po te duket kto lomera te fatit me ju marr parz njerzve tvarfer a a je nveti bre cka je ka fol marr duhet me te ardhe gjinja jan ka vdesin per nje kafshore buke. ..dihet historikisht njerz qe mirren me kesi lloje biznise jan kriminela ska diskutime ketu!
  • Medet per popull 09.12.2013 / 00:57
    Po nga ipaska mar ato 7 miljon ? Nga ky popull i varfer i mjer e kjo qenka diqka e mir qe ka ba per shtet ?
  • Hoxha 09.12.2013 / 00:49
    Haram haram haram . Ti zoj e nderuar Rukiçi . Ça prite prej haramit a e din qe puna e kumores eshte haram haram haram dhe Zoti ta kethen diqysh ki me pagu haramin . Po falemnderoju krijuesit tend qe nuk te ka gjet naj sen ma e keqe po te ka kushtu harami me pare e me burg . Eee sa njerit ju kan met fmia invalida e sa ju kan dek ne akcidente e sa te keqiat ju qon Allahu njerezve qe mirren me pune si e burrit tende..
  • Leka 09.12.2013 / 00:34
    Jo diqka ka perzie se Tybe mos me perzie nuk te kap luga
  • Broni 09.12.2013 / 00:19
    Znj. Rukiqi, kjo fjali e juaja "Këtë akuzë po e bëjnë “dëshmitarët e mbrojtur”, pra dëshmitarë anonim!!! Unë nuk dyshoj në pafajësinë e Astritit, por me këta rreshta desha të ngre çështjen se si do të ndihet drejtësia kosovare dhe ajo e EULEX-it, kur Astriti do të shpallet i pafajshëm. A do të kthejnë kokën EULEX-i dhe drejtësia në pasojat dhe gjurmët që i lënë në gjykime të tilla personat që I arrestojnë nën akuzat e dëshmitarëve anonim e nuk përjashtoi fare mundësinë,edhe nën ndikimin e akuzave që ngrenë persona me kredibilitet të rrënuar njerëzor e moral. A s’kemi pas raste të tilla? Të kthejmë prapa shiritin dhe të kujtohemi për fatin e disa individëve që janë zvarritur, padrejtësisht, nëpër procese gjyqësore e që pas dy e tri vitesh janë liruar si të pafajshëm? A kemi menduar ndonjëherë se çfarë pasoja lanë arrestimet e tilla të padrejta, tek të pafajshmit e tillë, tek familja dhe fëmijët e tyre?" eshte shume me vend. Eshte i vetmi shqetesim i imi qe kam per te gjithe te akuzuarit qe shpallen pastaj te pafajshem (e qe jane vertet shume). Ndersa me pjesen tjeter nuk pajtohem vetem per faktin qe LOJRAT E FATIT nuk jane biznes per njerez te ndershem :)tjerat i mendon vet.
  • red 08.12.2013 / 23:49
    NEPER POPULLAT FLITET QE KTU MAS KTYNEV DJEMVE OSHT DAUTI I HARADINAJVE, GJITHKA TE PERZIM, DOHET ME I MBYLL BASTORE EDHE LOJRAT E FATIT KREJT I MURREN NQAF POPULLIN
  • tony 08.12.2013 / 23:41
    Pershendetje gruaja e Astritit. ..mendon qe i di tgjitha per burrin tend por nuk i din,mendon qe sjelljet me familje i ka te njejta edhe jashte familjes,mendon qe lojra fati (te fusesh njerez ne borxhe)eshte e ndershme dhe hapen keto lojra nga njerez te ndershem,mendon qe ato 7mil eu jon shku per te mire te Kosoves ,ti mendon shume gjera realiteti i te cilave eshte ndryshe.
  • Dema 08.12.2013 / 23:38
    Kjo zonja Rukiqi ka drejt qe brengoset per burrin e vet, Astriti ka shum te mira,por a ja vlejn te mirat e ti por nese kqyr ne anen tjeter asht pasuru ne forma te flliqta duke shkatrru ket popull te varfur sa nena sa Femi ka len pa buk sa kujna jeten familjen ja ka shkatrru zoti nuk,asht Mac me te grith, po qa osht ma e keqja qe edhe konkurences ja ka thy lokalet ka rraf njerz nese ka met borgj ne kazino kan bo lloj shantazhimesh ket e din krejt kosova njerzit nuk hajn bar, edhe Eulex per mendimin Tim ka fakte te mjaftushme sa per ti akuzar dhe jam i sigurt qe nuk ka ndikim politik nuk rrafet tjetri per konkurenc ka kalu koha plaqkes se popullit boll ka plaqkit popullin boll kan vjedh lojra te fatit 99% te montuar me shkatrru popllin e vet marri le ti vuajn pasojat marri asht me fol per ta kockar hajna ordinera.
  • Ariani 08.12.2013 / 23:24
    Kto lojrat e fatit duhet mu mby te gjitha ja kajten nanrn popullit.
  • peja 08.12.2013 / 23:13
    astriti dhe arbeni jam djem te mrekullueshem, por edhe nese paska diqka te papaster prapa tyre, atehere te pakten kjo leter e gruas se astrtitit eshte shume me vend, te qiten ne pah edhe veprat e mira edhe te keqijat por te merremi vesh mos te kete montime ashtu sikur po dyshon gruaja e astritit e me shku djali dom
  • qytetari 08.12.2013 / 23:12
    me vet faktin qe jan paguar 7 milion euro tatim,athua sa familje kan mbet pa buk,sa njerez kan humb pasurin e tyre, rrogat,vendin e punes, kan hy borxh etj.etj.
  • Burimi 08.12.2013 / 23:04
    kjo kur thote ka dasht me kontribu ne shtwetin e varfer te Kosoves po me shtin me kesh hahahahaha
  • pirat boy 08.12.2013 / 22:45
    Ktu pa pasur sigurim shtetnor qe I likuidon te rrezikshmit nuk ka asgja .Nuk rri gjeth EULEX .Rrnoft EULEX ne krye me SALUSTRON
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.