Ndodheni
Indeksonline / Lajme
15:10 / E hënë, 04 Nëntor 2013
22 Komente
Kalkulimet e Zgjedhjeve 2013

(E plotësuar)

Rezultatet e dertanishme për zgjedhjet komunale 2013, kanë lënë të befausar shumë kënd, duke përfshirë edhe partitë politike në vend. Me përjashtim të pjesës veriore të Mitrovicës, disa nga komunat tjera kanë pësuar ndryshime, që mund të quhen edhe si radikale, qofshin shkaku i keqmenaxhimit, mosdalja e mjaftueshme në zgjedhje, apo vetëdijësimi i qytetarëve për ndryshime. 
Sipas një kalkulimi të thjeshtë që e bëri Indeksonline, del se, dy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, nëse krahasohen votat që kanë marrë kandidatët për kryetarë të komunave në nivel të Kosovës me ato që kanë marrë kandidatët për asamble komunale, del se për PDK-së diku rrugës i kanë humbur 53.112 vota, dhe kjo për arsye se kjo parti, në të gjitha komunat për kryetarë të komunave ka marë 229.616 vota, ndërsa për kandidatë për asamble komunale në gjithë Kosovën ka fituar 176.504 vota, që do të thotë, ka shumë votues që kanë votuar për kandidatët e PDK-së për kryetar të komunës, ndërsa nuk i kanë dhënë përkrahje këtij subjekti politik edhe në asamblenë komunale.
E njejtë është situata edhe me LDK-në. Lidhja Demokratike e Kosovës për të gjitha komunat për kryetarë të komunave ka fituar 227.690 vota. Ndërsa për kuvende komunale ka fituar 171.853 vota, që i bie 53.112 vota më pak.
Fletëvotime të numëruara për kryetar komune janë, 758.096 ndërsa deri në këtë moment janë numëruar 93.79% të fletëvotimeve, përkatëisht nga 2366 vendvotime janë numëruar 2219, prej të cilave 758.096 janë të vlefshme ndërsa 28.460 të pavlefshme me përqindje të daljes 47%.
Për kandidatë të asambleve komunale, 86.64%, të votave janë numëruar përkatëisht nga 2366 vendvotime janë numëruar 2050.
Të vlefshme janë 649.026 ndërsa të pavlefshme 80.237.
Në nivel vendi, për asamble komunale, Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, ka marrë në total 90362 vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 51.580. 
 

 

Ndërsa sipas përqindjes së nxjerrur nga rezultate preliminare, kalkulimi i përafërt krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2009, tregon se, në Pejë, PDK dhe LDK kanë një rritje prej 1 përkatësisht 30%, ndërsa AAK shënon një rënie prej 5%. Kjo përqindje është e përafërt, duke u bazuar në numrin e votave të numëruara deri në mesnatë.

Në Prishtinë, LDK shënon një rënie prej 14%, PDK bie për 2%, AAK për 1% ndërsa AKR një rënie 16%.

Në Prizren partia që ka shënuar ngritje më të madhe është AAK me 4%. Ngritje ka shënuar edhe PDK me 3% ndërsa LDK ka rënë për 4%.

Në Gjilan, PDK ka rënë me 12% ndërsa LDK është ngritur me 13%. AKR ka rënë me 4% si dhe AAK e cila ka shënuar një rënie prej 5% të votave.

Në Gjakovë, PDK ka shënuar rritje prej 11%, LDK një ngritje prej 2%, AKR ngritje prej 1.6% ndërsa AAK një rënie prej 18%.

Në Mitrovicë, PDK ka shënuar ngritje prej 3.7%, LDK ka rënë me 7.7%, AKR ka shënuar një ngritje prej 14% ndërsa AAK një rënie prej 10%.

Në komunën e Ferizajit, PDK shënon një rënie prej 11%, LDK ngritje prej 12%, AKR rënie prej 14% ndërsa AAK, ngritje për 7%. /Indeksonline/
 

---------

Vetëm LDK ka një rritje simbolike të votave, PDK ka rënie të konsiderueshme, derisa Vetëvendosje ka rënie të madhe, AAK ruan votën proporcionale.

Sipas rezultateve nga rreth 700 mijë vota të numëruara për asamble, Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi si parti ka marrë rreth 178 mijë vota, apo 27.6 %.

Në këto rezultate, LDK e ndjek PDK’në me rreth 165 mijë vota apo 26.2 %.

AAK ka marrë rreth 90 mijë vota apo 14.1%, Vetëvendosje rreth 50 mijë vota apo 8% dhe AKR ka marrë rreth 34 mijë vota apo 5.2%, raporton INA.

Këto rezultate përbejnë 90 % të votave të përgjithshme të regjistruara. Kanë mbetur edhe rreth 70 mijë vota për t’u numëruara./Indeksonline/


Kendi i komenteve
  • thaqovici eshte pro serb 04.11.2013 / 23:04
    PDK ESHTE KRAH I FORT I LUFTES KUNDER KOSOVES MJERT ATA QE E VOTOJN ,,,,
  • mixha shneq 04.11.2013 / 17:54
    PDK nuk ka shenuar renje por kesaj radhe kan vjedh me pak.
  • Lulebora 04.11.2013 / 17:11
    PDK&aak duhet tu hiqet emri parti,dhe te zevendesohet me banda.realja eshte se VV eshte fituse,se te gjitha partive ju shkaktoje probleme me konkurencen e saje,per her te pare ne zgjedhje komunale.perqka e pranojm se nuk ka qen mjaftushem e pergaditur,pore nuk po e kuptoj ,per qfare humbje po flitni kur,kjo eshte hera e pare ne gare komunale.po qka kuptojn votusit e bandav qasi koke trashe jane,si lideret shpirterore te tyre.si tju pelqen merrni edhe ne shpi!!!
  • test 04.11.2013 / 17:03
    Nese PDK ka renie te konsiderueshem dhe Vetevendosje renie te madhe e AAK njejt, e LDK rritje simbolike ...kush paska rritje te madhe prej qatyne votave te VV e PDK si i paskan hupe? Spo e rroke logjika ?
  • Mos vajtoni 04.11.2013 / 16:56
    Ju te Prishtines, kur te mos keni uje e nxemje, mos u qyrravni e mos vajtoni neper forume e neper facebook se po doni prap me vazhdu me Isen. Vazhdoni me isen, pa ujin, pa nxemjen.
  • Drenia 04.11.2013 / 16:49
    hajde PDK AAK krahet e luftes bashk kunder Udbashav te vv edhe ldk
  • fillozofi 04.11.2013 / 16:24
    PDK dhe AAK duhet te bashkohen ne zgjedhjet nacionale ,,dhe ta ndalojm gangrenen ldk talibana e vetfundosjen,,,Rambo dhe Thaqi duhet ta udhëheqin kosoven edhe 20 vjet
  • Realiteti i hidhur 04.11.2013 / 16:23
    Keto jane zgjedhje lokale, kane dallim nga zgjedhjet qendrore. Fatkeqesia me e madhe eshte se te gjithe pajtohemi qe situata nuk eshte e mire ne Kosove dhe prap se prap votojme per ato parti qe e kane sjelle Kosoven deri ne kete mjerim. Nuk mund te akuzohen udheheqesit qendror per rezultat te dobet ne nivel lokal si psh. rasti me VV. Sic po e shihni, VV ka patur sukses ne Prishtine se ka patur kandidatet dhe organizatoret e forte, kurse nuk ka patur sukses ne qytetet tjera sepse i ka patur strukturat me pak te organizuara. Per VV, kjo gare nuk eshte nje sprint por eshte nje maratone.
  • bac 04.11.2013 / 16:21
    populli tregoj qart qe nuk i donë komunistat islamistat talibanë,,,pra vetvendosjen
  • mALISHEVA 04.11.2013 / 16:19
    nESE I MERR VOTAT E KUPES E LIMES PRAPE KU ISHTE 30 PERQIND ,PLASNI
  • mesi 04.11.2013 / 16:18
    KU JENI TA NI KUSH FITOJ, PDK JA FITOJ PRAPE PA LIMEN E KRASNIQIN HAHAHAHAH,PLASNI
  • MESI 04.11.2013 / 16:17
    pDK E PARA
  • katalunia 04.11.2013 / 16:17
    analisti.. Ldk ka debakel ne Prizren.. Komuna e pare pas Prishtines.. Diferenca me Hanefi Muharremin kunder Pdks.. ka qen 400 vota.. pas balotazhit.. 1500 para balotazhit.. sot pa balotazh ka 6000 vota diference..
  • Drini 04.11.2013 / 16:10
    VV-ja s'ka rramje, o huta. Pjesa e pare qe merr pjese ne zgjedhje komunale. AAK-ja ka rramje, se ata te njejtat vota, ama perqindja hiq e njejte.
  • poshte VV hahahhaha 04.11.2013 / 16:09
    poshte VV hahahhaha
  • alko 04.11.2013 / 15:58
    po qato 70 mij jan te LDK-se shumica.
  • analisti 04.11.2013 / 15:45
    Ani LDK ka rritje simbolike! Po pse rreni o njerz a dini qe i ka marr dy komunat ma te medha si Peje, Gjilan e po udheheq ne Viti, Suharek e Lipjan. Ka rritje jashtzakonisht te madhe dhe LDK eshte fituesi i ketyne zgjedhjeve na pelqej neve apo jo, ky eshte realiteti!!!
  • Analisti 04.11.2013 / 15:31
    Shkaku kryesor për rënien e numrit të votuesve të VV-së në shkallë vendi ështe lidhja e alenacës (jo)formale me Lisba-n dhe përkrahjen e propozimeve të tyre në parlament. Kjo është për të ardhur keq pasi për VV-në e kam paur nje simapti të veçantë kur ishte si lëvizje por edhe kur hyri në skenën politike si parti dhe mori pjesë në zgjedhjet e përgjithshme.
  • deqani 04.11.2013 / 15:29
    Vv ka ramje t madhe e kom dite qe besa.
  • haverii 04.11.2013 / 15:19
    ne zgjedhjet komtare në pranverë ,,ne pushtet AAK-PDK plus do shkije,,Rambo ktyeminister Thaqi Kryetarë me usa përgjithmonë.Vetfundosja u fundos nga dora e popullit,,,kjoo tregon mëse miri qe populli i kosovës nuk i donë talibantë.Albini ka prit shum pej talibanve. Rrnoftë krahu i luftes qlirimtare UCK.Fuad agani u zhduk,,nuk don populli fushatë zgjedhore neper xhamija.Jam i lumtur që këto zghedhje treguan qe populli i kosovës nuk i donë talibancat e islamistat.
  • Sam 04.11.2013 / 15:17
    Indeks besoni qe qit lajm te rrejshem nga G.Express nuk e kisha bo Copy Paste ne Webfaqen e juj.
  • U gëzova 04.11.2013 / 15:13
    Sa mirë VV ka sharrue ne fund të pusit, njejtë si ORA
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.