Ndodheni
Indeksonline / Lajme
14:10 / E shtunë, 12 Tetor 2013
9 Komente
Berisha, Hoxhajt: Mos u merr me Prizrenin, shikoi diplomatët e dehur nëpër Evropë

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka komentuar përkrahjen që Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, çdo ditë po ia bënë kandidatit të PDK-së, Ramadan Mujës.

Ai ka sugjeruar Ministrin Hoxhaj, që t’i shikojë diplomatët që po dehën nëpër vendet e Evropës, e jo qytetin e Prizrenit.

“Nuk i shikon punët e jashtme të Kosovës dhe diplomatët të cilët po dehën nëpër vendet e Evropës, e po ia dëmtojnë imazhin e Kosovës, por vjen në Prizren dhe e përkrah të pandehurin Ramadan Muja, i cili gjithnjë e më shumë po torturon qytetarin e respektuar të Prizrenit”, tha ai.

Sipas tij, ministri Hoxha e ka humbur rrugën në oborr. Berisha së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunale të Prizrenit, është takuar me qindra banorë të fshatit Kobajë, shkruan Prizreni Press.

Ai në këtë takim bëri apel te qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhje “dhe në mënyrë demokratike të dënojnë klasën e korruptuar politike që është në pushtet”.

Ai iu premtoi banorëve të fshatit Kobaj, se do të kenë mbështetje të fuqishme dhe subvencione në bujqësi dhe blegtori, si segmente të rëndësishëm të ekonomisë familjare.

“Pjesëmarrja masive e juaj nëpër takime elektorale është edhe një stimulim shtesë, për ne, që të jemi më të vendosur në rrugëtimin tonë për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Prizrenit, dhe për këtë garancia dhe shpresa e vetme është numri 74 dhe Bashkimi Demokratik”./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • realisti 12.10.2013 / 19:26
    OOOOOO shefave te shefave ska kush shka ju bane se at mujin me dal edhe cullak se jan en PDK en perendim e tregoin kulturen PDK-urcat
  • demi 12.10.2013 / 16:51
    zafir eqrem ramadan cka jon kta emna e kta njerz te shpenzum? trete e kane pas pushtetin ne ni menyre ose tjeter, asnjani se meriton me marr pushtetin ne Prizren e as jashte Prizreni! Prizreni e meriton Arberin! Arber Rexhajn!
  • guardia di finanza 12.10.2013 / 16:14
    Zafa ka qen dhe do te mbetet piun,argat,lopat per cdo kend,ky eshte qe vjedhi vota ne prizren ne favore te pdk,kurr ja futen u be kishe une nuk di asgje dhe po formoj parti politike,ky eshte akoma me i keq,me i degjenruar se cdo antare i pdk& shik!ky eshte mjerim,a ju kujtohet o popull ne nje debat si i kishte then nje telefonuesi," pyete nenen tende se ku i kam marr paret dhe pasurin" ky nuk don tjeter vetem se me ndeshkue me vote se bashku me banden dhe ish banden e vet..pdk..shik..aak!
  • 123 12.10.2013 / 16:02
    Kqyre more ti njeher fytyren tende te kriminelit ani ti po e fiton Prizrenin e qyteteruar!
  • @Milati 12.10.2013 / 15:51
    Pershkrim me te mire skom pa per Enverin.. e sa per Zafirin ka shume te drejte .. gjysmen e diplomateve me shkolle fillore i ka dergu .. na boni kahre .. qe 1000 skandale .. krejt Pdk familjet i ka punesu ne MPJ .. edhe babagjysash e tani ankohen per imazh.. nuk ka ministri ma te korruptume e me nepotizem me te larte.. simbol i flliqesirave eshte.. Spo di qka po kqyrin seri EULEKSi qe sja marojne nje hajmeli (si te Bajram Regjepit) :p
  • leo 12.10.2013 / 15:31
    Te lumte z.Berisha, ky enveri esht nje hajvan qe e ka mbushur ministrine vetem me spiuna te partis...
  • zafirQafir 12.10.2013 / 14:40
    enver hoxhaj mundet me ipase tana te kqijat po zafir kriminelit nuk i afrohet as deri te gjuri per krim,hajni e poshtersi.
  • Hajdari 12.10.2013 / 14:30
    Zofir Berisha populli i Prizrenit do ta jep perkahjen ty, sepse vetem ti mund ti kundervuhesh ketyre martapazeve te pdk
  • Mitati 12.10.2013 / 14:17
    Te klumte Zafe per kete deklarate. ENVER HOXHAJ eshte njeriu me tinzar, me hipokrit dhe me dhelpnak i PDKS-se. Ai vetem ka arrit ta mashtroj opinionin me demagogji perndryshe eshte SERVILI me i madhe dhe tinxari me grotesk i PDK-se.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.