Ndodheni
Indeksonline / Lajme
11:10 / E shtunë, 29 Qershor 2013
7 Komente
Kosova ka më shume meshkuj se femra

Sipas rezultateve përfundimtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lidhur me regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga viti 2011, si dhe falë bashkëpunimit të mirë me Agjencinë për Barazi Gjinore, pranë Zyrës së Kryeministrit, nga 1 789 645 banorë raporti meshkuj – femra në vendin tonë është 101.32 meshkujk kundrejt 100 femrave. Sipas publikimit, 61% e banorëve të Kosovës jetojnë në zona rurale, kurse dendësia e popullsisë ësshtë 177.4 banorë për një km². Madhësia e ekonomisë familjare është 5.85 persona.

Ndërkaq, 8.3% e familjeve drejtohen nga një grua si kryefamiljare. Nga kjo rezultoi se burimi kryesor i të ardhurave të jetesës për gratë kryesuese të familjes janë “mbështetje tjetër”. Ndërkaq, 54% e grave kryefamiljare të njësive ekonomike bujqësore kanë tokë.

Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës është 29.5 vjeçare.

Shkalla a analfabetizmit është 4.18% në popullsinë mbi 15 vjeçe, ndërsa në mesin e grave është 5.07%. Ndërkaq, raporti i popullsisë me të paktën arsimim të mesëm e të lartë të përfunduar është 60.6% te meshkujt dhe 27.3% te femrat. Kurse, niveli mesatar i viteteve të shkollimit në Kosovë është 9.5 vjet. Ndërkohë, hendeku gjinor në nivelin e arsimit të lartë është 60%. Mosnjohja e gjuhëve të huaja është 68% te gratë, të cilat nuk dinë gjuhë tjetër pëveç gjuhës amtare.

Shkalla e papunësisë për gratë është 55.5% kundrejt meshkujve që është 40.5%. Ndërkaq, 49.4% e grave të punësuara punojnë në sektorin publik.

Qasja në internet dhe dallimi ndërmjet brezit të ri që jeton në zona rurale dhe atij që jeton në zona urbane është 42%.

Krahasuar me vitin 2010, ku gratë ishin 80% viktimave të dhunës në familje, në vitin 2011 kjo shifër bie në 77%./Indeksonline/ 


Kendi i komenteve
  • afrimi 29.06.2013 / 15:20
    nuk eshte e sakt se ma mer menja qe 150 jan meshkuj e 100 femra,se me hi neper lokalet e ksosves 5 femna ne 100 mashkuj i sheh
  • iLIRI 29.06.2013 / 13:40
    Une me familjane time ,jemi kater,as qe jemi te regjistruar nga banda e Hashimit .
  • ANTI pdky 29.06.2013 / 13:16
    Pike s'pari REGJISTRIMI I POPULLSISE, ashtu si QDO GJE TJETER ne kete shtet te hashimave, NUK ESHTE I SAKTE ?! Vetem une e di per S'PAKU 10 FAMILJE QE S'JANE REGJISTRUAR FARE .. NE "regjistrimin" e FUNDIT TE POPULLSISE ?!
  • Per ty UN 29.06.2013 / 12:43
    Si per shembell un Jam Biseksual edhe shimca jon Gay ose Lesbe keshtu qe Ski Fat hahaha
  • toni 29.06.2013 / 12:10
    @ une ., hajt se e zgjidhim ket problem ., vetem eja tek une ne dhomen numer tre ., mu ne mes :)
  • une 29.06.2013 / 11:49
    Nese keto studime jane te verteta, pse at'her une jame pra beqare??? Ku jane gjithe keta meshkuj??
  • hehe 29.06.2013 / 11:38
    sosht i vertet ky studim e as kjo e dhon, kosova ka humb meshkuj para lufte vazhdimisht qe jane dal jasht + qe na ka mbyt shkau. Pastaj lufta i morri shum meshkuj sa qe permbi 95 perqind te zhdukurve jan meshkuj, pastaj pas lufte po dalin perseri ne perendim edhe akoma vazhdon kjo gje edhe keshtu qe kjo statistik i sherben dikuna ama jo kosovarve.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.