Ndodheni
Indeksonline / Lajme
10:35 / E shtunë, 01 Qershor 2013
14 Komente
Surdulli hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Gjilan në kuadër të Departamenti për krime të rënda ka nxjerr aktvendim për zhvillimin e hetimeve kundër Shaip Surdullit kryetar i Komunës së Kamenicës.

Sipas këtij aktvendimi që e ka siguruar rajonipress, Surdulli dyshohet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. “Ekziston dyshimi i arsyeshëm se gjatë vitit 2011 në cilësinë e kryetarit të komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit, ashtu që ka krijuar shpenzime pa mbulesë duke e shfrytëzuar veturën zyrtare, dhe duke mos mbajtur evidencë për kilometrat e kaluara dhe duke përdorur veturën zyrtare për nevoja personale, private jashtë obligimeve zyrtare” thuhet në aktvendimin e nxjerr nga prokurori i rastit Arben Kadriu, transmeton rajonipress.

Prokuroria Themelore të gjitha dyshimet e ngritura dhe materialin e lëshuar nga njësia e policisë për krime të rënda e ka dërguar për ekspertizë financiare e cila edhe do të jetë provë dhe dëshmi nëse Prokuroria do të ngritë aktakuzë apo jo ndaj Surdullit.

Kurse Shaip Surdulli i kontaktuar nga rajonipress tha se këto hetime janë normale, nëse nuk do të kishte ndonjë tendencë. “Unë vetëm mund të them se këto harxhime janë të natyrës normale dhe për çdo rast jam në gjendje të përgjigjem për këto".

Surdulli tha se ka pasur dhe ka shumë tendenca që me shpifje dhe akuza nga individ të caktuar po mundohen që të pengohem për kandidimin e serishëm timin për kryetar të komunës, që veç dega e LDK-se e ka bërë tashmë shpalljen.

Surdulli tha se gjatë gjithë punës së tij edhe si kryetar komune ka punuar në mënyrë të përgjegjshme, të përkushtuar dhe profesionale.”Asnjëherë në jetën time nuk kam keqpërdorur mjetet buxhetore të askujt sepse jam i edukuar në një frymë familjare që ka treguar gjithmonë respekt për të tjerët. Kështu ka ndodhur edhe në hetimet e mëparshme dhe kam dalur i pafajshëm. Kështu do të ndodhë edhe tani” tha Surdulli. /Indeksonline/ 


Kendi i komenteve
  • Mailsheva 01.06.2013 / 21:19
    Ikni more te mjere se nuk e dini ju cka eshte keqperdorimi dhe hajnia.Ejani te Isni Killa dhe ju tregon se si duhet te vidhet ky shtet dhe ky popull. Per veture zyrtare ai ia jep vllaut dhe ky i fundit rrahet edhe me policine e Kosoves dhe asgje askujt.Baco edhe ne jemi Kosove.
  • TONI 01.06.2013 / 16:10
    po cili kryetar i komunes nuk e shfrytezon veturen zyrtare 24 or ne dit te gjith besa edhe femit e tyre kush i ka te rritur po pse spo e permendi edhe kryetarin e Klines banon ne prishtin punon ne klin, kryetari i drenasit banon ne prishtin punon ne drenas, kryetari i gjilanit banon ne prishtin punon ne gjilan keta qe i njof e di ku banojn se te gjith kryetaret te njejtat shpenzime enorme i bajn, une punoj ne Ministrin e Shendetesise te gjith keshilltaret e ministrit e kan nga nje vetur 24 ore blie edhe ma keq nje eshte keshilltar i jashtem gjip te tipit ma te ri 24 or sekeretari gjiip te ri 24 ore drejtori i auditorit gjip 24 ore 3 zevendes ministra po dihet gjipa 24 ore ministri 66 mij euro audi te re e per dy vite e gjys mandat te ketij ministri vetem zevendes ministi dhe keshilltaret e ministrit i kan thyr 9 vetura disa prej tyre jane hudh per hekur e ministri jon mburret me sukseset ne msh qe 10 vite punoj ne msh as nje her nuk asht ma keq se tani edhe as nje minister nuk ka keqperdor e vjedh ma shum ky qe eshte tani ndoshta nuk asht ka e din qka jan ka bajn keshilltart e tij me bandat tjera por nuk e besjo kete .
  • ibadetja 01.06.2013 / 14:40
    duhet me u befasu me kete gjygjesi te koosves,po ky moti more u dashtt mu arrestu ,po a e dini sa te zezaa i ka bo,ky familjen e vet sun pe ndreq e po na ndreq neve,zoti e marroft qysh po shkojke me qika te reja
  • gjilanasja 01.06.2013 / 14:32
    KUR nuk besoj se Shaip Surdulli do ti ngritet aktakuza se dy dy kryetar ka Kosova Sufki Sumen dhe Shaip Surdullin.
  • Agroni 01.06.2013 / 14:30
    Shaip Surdulli do te fitoj bindshem zgjedhjet ne Kamenice, eh ju zagar t'partive tjera qe po e ndjeni humbjen kot e keni me ksi akuza te pabaza. Kqyrni krimet e korrupcionin e juj. LDK e para...
  • koretini 01.06.2013 / 14:21
    nuk asht ne pytje vetem keqperdorimi i detyres (vetures zyrtare me rraspija)po asht ne pytje 155 mij ero-hajnia te varrezat e deshmoreve,hajnia te -viva freshi,hajnia mbi 20 mij ero te pastrimi i shtratit te lumit,25 mij ero pastrimi i rrugeve gjate sezonit te dimrit i dhan pa tender e shume te tjera ,ja nini zonin,,..ky asht kan hajni ma i mir me shkoll ,po i dulun krejt marifetet,....
  • ANTI pdky 01.06.2013 / 13:05
    MIRE KA FILLUAR DITEVE TE FUNDIT : KRIMINELET, TE KORRUPTUARIT NE BURG .. S'KA ZGJIDHJE TJETER !!!
  • Lumi 01.06.2013 / 12:56
    Kur lexova këtë, respekti për Shaip Su rdullin tek unë u shtua 100%. Merrne me mend, këtij njeriu të devotshëm janë munduar t'i gjejnë ndonjë keqpërdorim, aso kepërdorimesh që 8 krytarë komunash kanë bërë vepra penale dhe edhe më tutje qëndrojnë në pozitata e tyre. Shaipit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shkelje, përveç se ai mund të ketë kaluar disa kilometra me shumë me veturën e tij zyrtare. Shaip, je një njeri që me pnën tënde ke siguruar edhe një mandat, le të vjedhin vota sa të duan, por ti do të fitosh prapë.
  • kamenica 01.06.2013 / 12:39
    o ky veq me rruspia rrin ky kryetari im edhe familjen e vet e ka shkatrru po komunes qka i ka bo mosvet brg rend duhet me i hy jo veq kti po rend
  • ish PDK 01.06.2013 / 11:50
    Marre per drejtesin ne Kosove... Kur ski ku i meshon gomarit ja fut samarit.. Ecni more shpijun dhe argat te PDK-se ...! Pshurrsha ne drejtesin e Kosoves.. Rrnofte EULEX ...
  • memli 01.06.2013 / 11:42
    kujt po i hidhni hi syve. po i mbuloni kodren duke gjete miun.gjeni ata t mdhajt n Gillan po ua mbajti
  • poli 01.06.2013 / 11:37
    filluan zgjedhjettt
  • Taulanti 01.06.2013 / 11:32
    Nese o keshtu ateher ju kisha ftu me ardh me auditu edhe keyetarin e Lipjanit , vetura e tij zyrtare perveq ne Kosove edhe ne te gjitha qytetet e Shqiperis shkon veq per qejf. Po me keso akuza nuk shkarkohet merruni me ma te medha ku ka shume ne te gjitha komunat.
  • besi 01.06.2013 / 11:10
    sinqerishte kjo eshte per met ardhe keq ne qfare gjendje jemi ne kosove , pse per met ardhe keq , sepse ne kete raste shkon e akuzohet nje njeri per keqperdorim te disa litra naft te vetures zyrtare , gja e cila gjithsesi duhet te denohet nese eshte e vertet , e ne anen tjeter keqperdorime te lojeve te ndryshme para syve nuk denohen , kush denohet , denohet apo ma mire mundohen te ja humbin autoritetin njeriut qe ne kete mandat per kamenicen ka ba shume , ama shume , te gjithe ata qe jetojn ne kamenic e din kete gje , po qka ti bejm kjo eshte kosova qe i thojn shtet e si thote nje fjale e urte as shtet si vjen era .
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.